“Alarmi i zjarrit dhe sensorët e tymit nuk punonin!”- Tragjedia në resortin e skive në Turqi, publikohet raporti fillestar! Çfarë zbuluan hetimet në hotelin ku humbën jetën 78 persona

Është publikuar raporti paraprak i vlerësimit të dëmeve për hotelin “Grand Kartal”, në Bolu Kartalkaya, në Turqi, ku për shkak të një zjarri të madh që përfshiu të gjithë resortin 12 katësh, ndërruan jetën 78 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

 

Nga zjarri, humbën jetën të rritur e fëmijë, duke u djegur, duke u mbytur në tym ose duke u hedhur nga dritaret për të shpëtuar veten.

Në raportin e publikuar nga autoritetet turke, është vlerësuar se dëmi i shkaktuar në ndërtesë është tejet i madh, dhe pas përfundimit të të gjitha hetimeve do të vlerësohet nëse hoteli do të rikonstruktohet apo do të prishet.

Në raport thuhet se zjarrin ka rënë për arsye ende të panjohura, në seksionin e restorantit në katin e 4-të të hotelit dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën, e cili ka pjesën e jashtme prej druri.

zjarri turqi resorti i skive (1)

Dyert automatike u mbyllën dhe pushuesit që nuk gjenin dot rrugëdalje tentuan të dilnin duke thyer xhamat ose duke varur çarçafë në dritare.

“Hoteli ishte një nga hotelet e para në rajon me 161 dhoma dhe ishte tërësisht i mbuluar me dru. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit u kryen vetëm nga përpara, duke qenë se pjesa e pasme ishte pika e daljes në pistën e skive dhe nuk kishte akses automjeti”, raporton CNN Turk.

Po ashtu, në raport theksohet se sistemi emergjent për zjarrin në hotel, nuk ishin në përputhje me standardet dhe nuk ishte aktivizuar alarmi i zjarrit dhe sensorët e tymit. Për shkak të mungesës së një mjeti zjarrfikës në zonë, ndërhyrja për shuarjen e flakëve ka nisur pas 45 minutash.

resorti i skive turqi

Në hotelin “Grand Kartal”, thuhet se ka pasur 2 palë shkallë emergjence, megjithatë, të dyja ndodheshin brenda hotelit dhe nuk ishin në nivelin e standardeve. Ato normalisht duhet të ishin jashtë hotelit.

U konstatua se alarmi i zjarrit dhe sensorët e tymit në hotel nuk punonin. Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve e kaptuan zjarrin kur ishin në gjumë. Gjithashtu, dyert automatike nuk funksionuan pas zjarrit.

zjarri turqi resorti i skive (1)

Raporti thotë  se u konstatua se dyert e korridorit të brendshëm, të cilat supozohej të ishin rezistente ndaj zjarrit, nuk ishin në përputhje me standardet. Edhe pse sipas legjislacionit duhet të ketë të paktën 2 zona dalje emergjente për çdo kat, u vu re se hoteli nuk ka një plan emergjence, evakuimi dhe reagimi ndaj zjarrit.

Ndërtesat me kapacitet të madh shtrati dhe numër katesh, si hoteli Grand Kartal, kanë një sistem spërkatës automatik, megjithatë, sistemi automatik i spërkatës, i cili është dashur të instalohet në 2008, nuk u instalua.

hoteli turqi

zjarri turqi resorti i skive (3) zjarri turqi resorti i skive (2) zjarri turqi resorti i skive (2)

Artikulli paraprakDëshmia e bujshme e ish-oficerit të grupit shoqërimit: Më 17 dhjetor 1981, pasi Mehmet Shehu shkoi në mbledhjen e Byrosë, unë me teknikun kontrolluam telefonat e vilës së tij me urdhër të…
Artikulli tjetër“Mami mos ki frikë se asgjë nuk kam”- Nëna e 12-vjeçarit Leo Sadiku tregon momentet e fundit me të birin: Më kërkoi të shtrihesha pranë tij, ta përqafoja dhe puthja