Alarmi në SHBA, futbolli amerikan po shkakton dëmtime masive në tru

në Shtetet e Bashkuara vitet e fundit ka patur një rënie drastike të numrit të fëmijëve që luajnë futboll amerikan. Një nga arsyet kryesore është frika nga lëndimet e trurit që shkaktohen nga përplasjet e shpeshta me helmeta mes lojtarëve. Një studim i ri sjell më shumë prova se futbolli amerikan po dëmton seriozisht trurin e lojtarëve.
Në këtë laborator shkencëtarët po studiojnë dëmtimet traumatike të trurit, që në gjuhën mjekësore quhet encefalopatia kronike traumatike ose CTE.
Ajo shkaktohet nga goditjet që shkaktojnë lëvzjen e trurit brenda kafkës.
Shkencëtarët studiuan trurin e më shumë se njëqind lojtarve të futbollit amerikan që nga niveli profesionist, universitar dhe deri tek shkollat e mesme.
“Lëvizjet e trurit të lojtarëve gjatë përplasjeve janë nga më të ndryshmet dhe këto shkaktojnë zgjatimin dhe tendosjen e trurit brenda kafkës. Zgjatimi ushtron forcë të madhe fizike mbi qelizat nervore tek sportisti, sidomos mbi neuronet dhe aksonet.”
Çdo përplasje zbërthen proteinat “tau” që formojnë skeletin rreth një neuroni.
Sa më shumta goditje në kokë aq më i madh është dëmtimi.

Ekipi hulumtues nuk gjeti prova të dëmtimit traumatik të trurit vetëm në një nga 111 sportistët profesionistë të studiuar. Ata gjetën prova dëmtimi në 90 për qind të lojtarëve universitar dhe 20 për qind të lojtarëve të shkollave të mesme.
“Në rrethana jo normale, si ato pas traumës kur qelizat nervore janë dëmtuar, kur ekziston një forcë e dhunshme dhe kur ka zgjatim të qelizës nervore, proteina “tau” shkëputet dhe fillon të mblidhet në pjesën e poshtme të qelizës.”
Këto dëmtime mund të shkaktojnë humbje të kujtesës, çrregullim të sjelljeve, ndryshim të personalitetit dhe depresion.
“Mund të shihet hapësira afër hipokampusit, pjesa e trurit që është e rëndësishme për të mësuar dhe për kujtesën, dhe aty mund të shihet se ka edhe tkurrje. Është befasuese kur sheh këtë tek truri i një individi të ri”.
Zonja McKee thotë se helmetat sigurojnë një mbrojtje, por kushdo që përdor kokën në sport, do të pësojë dëmtime.
“Helmetat janë pjesë e zgjidhjes por nuk do të jenë zgjidhja për lëndimet në tru (CTE). Ato mund ta zbusin goditjen dhe ulin shanset, por gjithmonë do të ketë rrezik nga përplasjet në kokë”.
Sëbashku me ekipin esaj, ajo po përpiqet të gjejnë mënyra për të diagnostikuar CTE-n (dëmtimin traumatik të trurit) përpara se një lojtar të humbasë jetën si dhe ilaçe që mund ta trajtojnë sëmundjen.

Exit mobile version