Alarmi nga azilantët shqiptarë, ministri francez zbarkon në Kryeministri

Rritja e frikshme e numrit të azilkërkuesve shqiptarë drejt Francës ka alarmuar autoritetet franceze. Kjo ka bërë që ministri i Brendshëm francez ka zbarkuar dje në Tiranë për të biseduar për alarmin e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendin e tij. Radio Franceze “International”, një media që dëgjohet lirshëm edhe në Shqipëri, njoftoi sot se, Gerard Collomb ka udhëtuar drejt Tiranës për të gjetur rrugët e ndalimit të azilantëve. Radioja publike theksoi se, Shqipëria ka kaluar edhe numrin e atyre që kërkojnë azil për t’i ikur konfiktit të armatosur në Siri. Edhe e përditjshmja e qendrës së djathtë “Le Figaro” i ka kushtuar një shkrim udhëtimit të Gerard Collomb në Tiranë, duke u nisur nga fakti se azilkërkuesit nga Shqipëria zënë 20% të vendeve në qendrat e pritjes në Francë, shkruan gazeta. Për të katëtin vit me radhë, Shqipëria vijon të kryesojë listën e azilkërkuesve drejt BE. Largimi masiv i shqiptarëve nga vendi vjen si pasojë e mungesës së mundësive për të mbajtur familjen e për të jetuar një jetë të paktën me kushte minimale.

Artikulli paraprak“Le Figaro”: Azili nga Shqipëria? Shkak varfëria dhe korrupsioni
Artikulli tjetër“Huffington Post”: Lidhjet e Ramës me trafikun e drogës