Alarmi nga Brukseli: Rama po përkeqëson situatën

Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë duket se e sheh realitetin më pastër se Edi Rama, i cili pretendon të hapë negociatat vitin tjetër.
Me një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të këtij Këshilli, ‘ECFR.eu’ shkruhet dhe thuhet që ‘Shqipëria është vendi ku trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë’.
‘Shqipëria ka përçarje të madhe politike, ku politikat dhe marrëdhëniet klanore ndërthuren në një rrjet hakmarrjeje dhe korrupsioni.
Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë ambient. Në vend që të merret me këto dështime qeveritare, Edi Rama, kryeministri shqiptar, kohët e fundit i ka përkeqësuar edhe më tepër, duke ngritur spektrin e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikën e separatizmit në Maqedoninë fqinje’, shkruhet në faqen e Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë ‘ecfr.eu’.

Artikulli paraprakKryemadhi: Nuk do lejojmë që Rama me narkoortakët të mbajë peng vendin
Artikulli tjetërOrtakë në biznese të ndërtimit dhe jo vetëm, vëllai i kryeministrit Edi Rama dhe ortaku i ngushtë i familjes së tyre, Gazmend Demi kanë bërë hapin e radhës në bashkëpunimin e tyre për aferat e radhës korruptive. Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi, flitet që do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i skuadrës së “Partizanit”. Ka qenë gazetarja e TVSH-së, e cila ka deklaruar në Rubrikën Sportive, se Demi i ka propozuar postin e drejtorit të Përgjithshëm, Olsi Ramës, ky i fundit gjithashtu njihet si dhe tifoz i zjarrtë i ekipit të kuq. Ndërkohë që emrin e Olsi Ramës dhe miqësisë së tij me Gaz Demin e kemi dëgjuar shpesh falë akuzave të në media, por edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ata janë përfolur vazhdimisht në afera e vjedhje me shitjen e ndeshjeve të Partizanit, por nga ana tjetër edhe në ushtrimin e presionit të tyre për të përfituar prona publike nën e emrin e klubit sportiv me qëllim më pas kalimin e kësaj pronësie në biznes të mirëfilltë për ndërtimin e komplekseve të pallateve. Por këto nuk janë të vetmet raste. Të dy, Olsi Rama dhe Gaz Demi në katër vitet e qeverisjes kanë zhvatur para nga buxheti i shtetit, duke qenë pas çdo tenderi me vlera të larta apo koncesione gjithashtu. Lidhja Demi-Rama është përfolur gjithashtu për afera të ndryshme korruptive. Ndërkohë që, Demi ishte një nga personat që i shkoi në shtëpi ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, një ditë para se të jepej vendimi në Komisionin e Mandateve, ku Prokuroria kishte dorëzuar kërkesën për arrestimin e tij.