Njeri prej dy të infektuarve me koronavirus ka qënë një një varrim në fshatin Gomsiqe të Pukës, ku dihet sipas tradhitës shqiptare, vijnë qindra njerëz që i japin dorën njeri tjetrit dhe i rrahin shpatullat për të ngushëlluar.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari me këtë shënim: “I infektuari me koronavirus merr pjesë në ceremoni mortore në Pukë! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital,” shkruan Berisha.
Në mesazhin e qytetarit, jepen edhe detaje të tjera:
Mirëmbrëma z.Berisha!
Njëri nga pacientët e shtruar në QSUT për koronavirus, sipas informacioneve, është nga Puka. Ai ka rreth 20 ditë që shëtit lirshëm.
Më datë 8/03/2020 ai ka qënë në një ceremoni mortore, në një fshat të Pukës, Gomsiqe, ku është takuar me shumë njerëz! Anonim ju lutem….