Alban Daci: Basha ka qëndruar koherent, model që i mungon politikës shqiptare. Koalicioni Euroatlantik subjekt serioz në zgjedhjet e 11 Mjait

Politologu dhe juristi Alban Daci, në një intervistë për Euroneës Albania, ka komentuar lëvizjet e Lulzim Bashës, drejtuesit politik të Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, duke vënë theksin tek konsekuenca e tij politike dhe vendimet e qarta në raport me Berishën dhe zgjedhjet.

Daci theksoi se kritikët e Bashës kanë gabuar me parashikimet e tyre për një rikthim të tij tek Berisha apo për mospjesëmarrjen e tij në zgjedhje. “Basha sot është ndër 5 subjektet serioze politike që merr pjesë në zgjedhje”, – u shpreh ai.

Ai shtoi se qëndrimet më të forta dhe dinjitoze ndaj Berishës sot i ka Basha, madje më të qarta se vetë Edi Rama. “Nëse ka një njeri që ka qëndruar koherent në situata shumë të vështira politike, ky është Lulzim Basha,” – deklaroi Daci, duke theksuar se politika shqiptare ka nevojë për këtë model lidershipi.

Pjesë nga intervista:

“Dhe diçka tjetër që duhet ta thoni ju gazetarët, që se keni thënë. Të paktën bëni ndonjëherë komplimente Bashës. Keni bërë gjithçka me thënë që ndarja mes Berishës dhe Bashës është fallso dhe Basha do të kthehet tek Berisha, keni dështuar pothuajse të gjithë me këtë lloj parashikimi. Keni thënë ju që Basha nuk do marrë pjesë në zgjedhje, e ka thjesht lojë, madje një pjesë prej tyre kanë thënë që Basha fle gjumë. Dhe Basha sot është ndër 5 subjektet serioze politike që merr pjesë në zgjedhje. Keni thënë që pezullimi i Berishës ishte një fake, sepse ashtu duhej pas marrëveshjes me Bashës dhe Berishës, dhe ju e keni parë që qëndrimet më dinjitoze në përballjen politike me Berishën, sot në politikë nuk i ka as Rama, por i ka Basha. Pra, nëse ka një njeri që ka qëndruar koherent, në situata shumë të vështira politike, por që ka qëndruar në koherencë në atë që ka thënë, në atë që bërë dhe në atë që ka marrë vendim, ky është Basha. Këtë duhet ta thoni, mbrapa fiton, s’fiton është çështje tjetër. Por ne kemi nevojë edhe për këtë lloj modeli që i ka munguar politikës shqiptare.” – Tha Daci.

Artikulli paraprak“Duhen municione, anije, tanke, avionë, por edhe satelitë e dron”- Mark Rutte: Rritja e buxhetit dhe e prodhimit të mbrojtjes, të nevojshme për sigurinë e Evropës
Artikulli tjetër“Shqiptarët s’duan lojëra politike, por zgjidhje të vërteta”, Pampuri: Basha është sulmuar dhe baltosur prej vitesh, por ai është në garë me një alternativë të qartë për ndryshimin