Albana Vokshi: Kemi prova dhe fakte për manipulimin e votimeve…

Pas votimeve një partiake të së dielës kanë nisur të pubklikohen edhe manipulimet e përbindshme që po bëjnë komsionerët e Rilindjes.

Gjatë një bisede në studion e News 24, Albana Vokshi paralajmëroi publikimin e fakteve të rënda që provojnë se si është manipuluar procesi i votimit monist të ditën e dielë.

“Kjo çka po thuhet dhe evidentohet në media vërteton atë çka PD kishte kohë që e thoshte, ishte një farsë elektorale. Por duket se Rama s’e ka mbajtur dot nën kontroll vjedhjen dhe manipulimin masiv të votave.

Falenderoj me mirënjohje të madhe të gjithë demokratët që refuzuan të marrin pjesë në votimet, jo zgjedhjet e 30 qershorit. Falënderoj edhe socialistët e ndershëm që nuk votuan për sektin rilindas që Rama po mundohet prej vitesh tja imponojë PS. Falenderim edhe për ata të paparti e të tjerët që përbëjnë 85 % të shquiptarëve që u thanë jo votimeve moniste.

Mirënjohje e pafund.

Së dyti, ne kemi qenë në terren, duke krijuar grupe pune ashtu si do të ishim në një ditë normale zgjedhjesh në Shqipëri. Kemi monitoruar që hapjen e qendrave të votimit e deri tek mbyllja e të fundit qendër, kemi regjistruar të gjitha parregullsive, paligjshmëritë, presionet që i janë bërë administratës publike, shitblerjet, numrat e shtuar nga KZAZ e më pas KQZ, që vijon të veprojë si kamikaze politike e Edi Ramës. Kemi faktuar çdo parregullsi dhe paligjshmëri. Ne si PD do ti bëjmë evidente të gjitha parregullsitë dhe fajtorët duhet të shkojnë para ligjit, cilido qoftë. Duhet të shkojnë para ligjit, përndryshe asnjëherë tek ne s’do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi Vokshi.

Artikulli paraprakMeta ironizon Ramën me një video: Një dekoratë “Heroit të votave socialiste”!
Artikulli tjetër“Kush i la me barrë kutitë?”