Albert Kojku: Arsimi është themeli i zhvillimit, Dibra ka nevojë për investim në dije dhe teknologji

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Dibër, Albert Kojku, ka vendosur arsimin në qendër të platformës së tij elektorale, duke theksuar se zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të ndodhë pa investime serioze në edukim dhe teknologji.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve të Dibrës, Kojku, i cili vjen me një përvojë të gjatë në fushën e arsimit dhe teknologjisë së informacionit, shprehet se Dibra ka nevojë urgjente për reforma në shkolla dhe për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.

“Arsimi nuk është vetëm një pjesë e shoqërisë, është themeli i së ardhmes sonë,” – thekson Kojku, duke theksuar disa prioritete konkrete si: ✅ Pajisjen e shkollave me mjete bashkëkohore;
✅ Rindërtimin e arsimit profesional sipas kërkesave të tregut të punës;
✅ Krijimin e qendrave teknologjike dhe inovative;
✅ Rikthimin e dinjitetit të mësuesve dhe mbështetjen për ta.

Ai nënvizon se ëndrra e çdo të riu duhet të realizohet në Dibër dhe jo jashtë saj, ndërsa bën thirrje për një bashkëpunim të ngushtë mes arsimit, bujqësisë, turizmit dhe tregut të punës.

“Është koha të investojmë në dije,” – përfundon Kojku, duke ftuar qytetarët, veçanërisht të rinjtë dhe prindërit, që më 11 maj të votojnë për numrin 4 në fletën e votimit.

 

Postimi i plotë:

 

DIBRA KA NEVOJË PËR ARSIM TË FORTË.

PA DIJE S’KA ZHVILLIM!

Arsimi nuk është vetëm një pjesë e shoqërisë, është themeli i së ardhmes sonë.
Unë jam formuar dhe kam shërbyer në arsim për dekada – si mësues, përgjegjës i sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pedagog universitar dhe sot si kandidat për doktoraturë në sigurinë kibernetike.
Kjo përvojë më ka bindur se nuk mund të ketë zhvillim pa arsim cilësor dhe teknologji moderne.

Dibra ka nevojë për: ✅ Shkolla të pajisura me mjete bashkëkohore.
✅ Rindërtimin e arsimit profesional në funksion të tregut të punës.
✅ Krijimin e qendrave teknologjike dhe inovative për të rinjtë.
✅ Rikthimin e dinjitetit të mësuesit dhe përkrahje për ta.

Dua që asnjë i ri të mos ndihet i detyruar të largohet nga Dibra për të ndjekur ëndrrat e tij.
Arsimi duhet të jetë motori që ndez ekonominë, duke lidhur shkollat me bujqësinë, turizmin dhe tregun e punës.
Është koha të investojmë në dije.

Të ndërtojmë një Dibër të dijes dhe të inovacionit.
Unë e marr këtë si mision personal: për fëmijët tuaj, për të ardhmen tonë të përbashkët.

Ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që votojnë për herë të parë, studentët dhe prindërit, që më datë 11 maj të votojnë për numrin 4 – Albert Kojku.
Së bashku për një Dibër të dijes, zhvillimit dhe shpresës!

#Voto4
#AlbertKojku
#KoalicioniEuroatlantik
#DibraMeritonMëShumë
#ArsimiËshtëEArdhmja

Exit mobile version