Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Albert Kojku, ka zhvilluar një takim me teologun e njohur Mevlad Çollaku, ku në qendër të diskutimit ishte rëndësia e vlerave shpirtërore në forcimin e shoqërisë shqiptare.
Në një reagim publik, Kojku shkruan:
“Takim frymëzues me teologun e nderuar Mevlad Çollaku! Kisha kënaqësinë të takoja teologun Mevlad Çollaku, një zë i urtësisë dhe i devotshmërisë në shërbim të vlerave tona shpirtërore. Biseda jonë u përqendrua në rolin e fesë në forcimin e familjes, edukimin e brezit të ri dhe nevojën për bashkëpunim mes mendimit teologjik dhe angazhimit qytetar.”
Kojku e vlerëson Çollakun si një figurë që ka kontribuar për përhapjen e mesazheve të paqes, dashurisë dhe besimit, duke theksuar se takime të tilla frymëzojnë për më shumë angazhim në shërbim të komunitetit dhe të vlerave kombëtare e fetare.
Postimi i plotë:
Takim frymëzues me teologun e nderuar Mevlad Çollaku!
Kisha kënaqësinë të takoja teologun Mevlad Çollaku, një zë i urtësisë dhe i devotshmërisë në shërbim të vlerave tona shpirtërore. Biseda jonë u përqendrua në rolin e fesë në forcimin e familjes, edukimin e brezit të ri dhe nevojën për bashkëpunim mes mendimit teologjik dhe angazhimit qytetar.
Respekt për kontributin e tij në përhapjen e mesazhit të paqes, dashurisë dhe besimit tek Zoti. Takime të tilla më japin forcë për të ecur përpara me besim dhe përkushtim ndaj kauzave që na bashkojnë.