Albi Alla thirret në kombëtare

Lajmi që ishte prej kohësh në ajër tani është zyrtar: Albi Alla do të jetë lojtari më i ri që do të veshë fanellën e kombëtares. Qendërmbrojtësi i Kukësit do të grumbullohet për ndeshjen kualifikuese ndaj Italisë më 24 mars dhe miqësoren me Bosnje-Hercegovinën katër ditë më pas. Lajmin e kanë bërë të ditur burime zyrtare nga klubi verilindor.
24-vjeçari nga Pogradeci, i cili pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Greqi, po shkëlqen këtë sezon me Kukësin. Duke parë edhe mungesat e shumta në mbrojtje, nuk përjashtohet mundësia që të jetë titullar me Shqipërinë. Vetë lojtari, në një deklaratë të para pak javëve tha se nuk dinte gjë konkrete rreth kësaj çështjeje, por e mirëpriste një ftesë nga De Biazi.

Artikulli paraprakShqipëria e pasur, me shqiptarët e varfër
Artikulli tjetërHodhi në tokë fanellën, Grezda luan 90 minuta të plota