Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Durrës, aty ku ka shumë të prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Në një lidhje të drejpërdrejtë në ABC News ai deklaroi se në këtë krizë ushtria është mjeti më efikas për të përballuar këtë situatë dhe sipas tij, ushtritë tona po e përballojnë shkëlqyeshëm.
“Këtu në këtë krizë ushtria është mjeti më i mirë për efikasitet të lartë dhe organizim dhe ushtria e Shqipërisë po bashkëpunojnë shkëqyeshëm dhe në këtë fatkeqësi të rëndë për kombin në ballë kemi dy ushtritë, po na ngrohin zemrat që do arrijmë të dalim nga kjo gjendje e rëndë që na ka goditur”.
Kurti thekson se ajo që duhet menaxhuar nga të dy qeveritë ëhstë kriza pas tërmetit, e cila duhet të marrë përgjigje nga të dy qeveritë.
“Dy qeveritë tona duhet të takohen dhe një temë të jetë kriza pas tërmetit, duket që rreziku mund të ketë rënë një çik, por jeta e rëndë e cila ka edhe elementë të një lloj mjerimi e varfërie edhe krize humanitare të njerëzve meqënëse nuk mund të kthehen në shtëpi është çorientuar duhet të marrë përgjigje nga të dy qeveritë tona.
Jemi dy shtete, por një komb dhe duhet ta dëshmojmë me aksionin solidar të popullit. Më pas duhet të organizohet dhe nivel më të lartë të duhur nuk ka më mirë sesa ushtria. Kazerma skenderbeu në Kosovë do të shërbejë si pikë për ndihmë që po u vjen qytetarë të Kosovë”.
Një ditë më parë Kurti ishte në Gjilan për t’u dhënë lamturmirën dy djemve që u gjetën nën rrënojat e hotelit në Durrës.
“Dje ishim në Gjilan ku u thamë lamtumirën dy djemve nga Kosova punëtorëve që gjetën vdekjen në gërmadhat e hoteli nga ky tërmet i tmerrshëm”, tha ai.