Albin Kurti në zyrën e Berishës kundër argatëve të Beogradit në Prishtinë

Kreu i Lëvizjes Vetvendosje ka mbëritur dje në zyrën e ish-Kryeministrit Berisha në të parin takim zyrtar mes tyre. Qëllimi I takimit kanë qenë zhvillimet e fundit politike në Kosovë ku Vetvendosje ashtu si dhe ish-Kryeministri Berisha kanë kundërshtuar me forcë idenë për një ndarje të Kosovës. Kurti ka paralajmëruar protesta në Kosovë kundër Thaçit, ndërsa Berisha është treguar mjaft i ashpër me Thaçin duke e etiketuar atë si argat të Beogradit në Prishtinë.
Deklarata e ish-Kryeministrit Berisha pas takimit me Kurtin
Berisha: Unë pata shumë kënaqësi që bëra një diskutim të zgjeruar me zotin Albin Kurti për të gjitha zhvillimet si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, shpreha preokupimin tim shumë të madh për faktin se, këtë verë, serbomëdhenjtë në Beograd dhe argatët e tyre në Prishtinë ia doën të shndërrojnë çështjen e integriteit territorial të Kosovës dhe kufijtë e saj në lajm kryesor rajonal dhe botëror.
Cdo shqiptari dhe çdo qytetari të Kosovës në mënyrë të veçantë, dua t’i them, në mënyrën më të sigurt, se kurrë në karrierën time politike nuk kam patur, pas çlirimit të Kosovës dhe deri sot, nuk kam dëgjuar një shtetar, diplomat, burrështetas, deputet apo të huaj, që të vërë në diskutim kufijtë e Kosovës. Mund të kem patur shumë pretendime, mund të kem ngritur çështje të ndryshme po kurrë kufijtë e saj aktual, kurrë integritetin e saj territorial.
Në të drejtën ndërkombëtare, kur u zbërthye Jugosllavia, ata kufij ndër republikanë, që kishte vendosur Marshalli, u njohën botërisht si kufij shtetëror. Dhe kjo ndodhi dhe me Kosovën. Në asnjë dokument, të gjitha rezolutat e OKB, përfshirë rezolutën e vitit 94 që i njeh Kosovës të drejtën për vetëvendosje, dokumenti i Rambujesë, dokumenti Ahtisari, dokumenti që shpalli Kosova pavarësinë, dokumenti i Gjykatës së Hagës dhe gjithçka tjetër, kanë njohur Kosovën në kufijtë e sak aktual.

Eshtë nja ngt aktet më destabilizuese të rajonit përpjekja e Beogradit për Serbinë e Madhe, për aneksimin e territoreve të Kosovës dhe destabilizimin e Ballkanit.
Ky akt, nxjerrja e çështjes së kufijve të Kosovës ka vendosur në harresë të gjitha problemet e vërteta që ekzistojnë dhe që duhet të zgjidhin Prishtina dhe Beogradi me dialog.
E them këtu që ne jemi plotësisht per dialog, kemi qënë, kemi mbështetur dhe do mbështesim dialogun, por e gjithë ajo që bëhet ka lënë në harresë 30 marrëveshje të pa zbatuara, ka lënë në harresë mijra e mijra të zhdukur, dhe kur e sheh nga afër steh që ka disa banda në Mitrovicën e Veriut, të cilat duket funksionojnë në unison për qeveritarët e Beogradit dhe argatët e tyre në Prishtinë. Dhe, meqënëse këto banda nuk mund të jetojnë me ligj, tani thonë të shkëputemi dhe kanë gjetur, do të më faliin bashkëkombasit e mi në Preshëvë, të përdorin Preshevën si plaçkë tregu në mënyrë që të realizojnë projektin e Serbisë së Madhe hap pas hapi.
U bëj thirrje qyetarëve të Kosovës, u bëj thirrje deputetëve të Kosovës, t’i japin fund kësaj situate dramatike.
Nuk ka kush autoritet të diskutojë, të vërë në tavolinë integritetin territorial të Repubilikës së Kosovës.
Nuk ka asnjëri tager, cilido qoftë ai, nuk ka kush tagër të diskutojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka asnjë të drejtë Serbia të pretendojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka Kosova asnjë pëllëmbë tokë, as dhuratë nga Tito, as nga Rakoviçi dhe nga askush tjëtër. Përkundrazi, nëse i referohemi historisë, jo verbërisht sipas versionit të Beogradit por historisë së vërtetë, kufijtë e Kosovës kanë bqënë ndofta edhe një herë më të mëdha se sa ç’janë sot, por ato ia lëmë historisë, ne marrim kufijtë e Republikës së Kosovës.
Së dyti, e theksoj këtu se, hapja e kutisë së pandoorës bërbën një rrezik të madh për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Si Mitrovica me tre komuna janë të paktën gjashtë të tjera në një distancë jo shumë të largët, pak qindra kilometra ose më pak nga ai rajon.
A do hym ne tani të hapim zinxhirin e një seri konflktesh per ambicien e një Serbie të Madhe, të cilët kësaj here, me nje operacion të paimagjinueshëm, nuk e shprehin më vet por e shprehin me argatët e tyre në Prishtinë.
Sa herë që e kana shtruar, me dhjetëra herë, kana marrë një përgjigje të prerë kategorike nga Tirana, për hir të së vërtetës dhe nga Prishtina, per fat të keq edhe nga kata që sot kana marrë flamurin e tyre dhe e servirin sot si projekt.
Së fundi dua t’i informoj qytetarët e Kosovës, se kjo idea e kufijve që serviret si ide shqiptare dhe me një dhimbshuri të madhë par Preshëvën, është absolutist falsitet.
Kjo është ide e mirëfilltë e Beogradit, e shtruar tek unë në Selanik nga Vuk Drashkoviç, e propozuar në mënyrë të përsëritur, e kundërshtuar në mënyrë kategorike nga Tirana zyrtare por dhe Prishtina zyrtare. Ndërsa tani na u gdhi si një ide shqiptare. Kjo është një ide serbomadhe, me të cilën asnjë shqiptar nuk duhet t’a mbështesi.
Unë mbështes plotësisht qëndrimin e opozitës së Kosovës, shumë i drejtë, dhe ky qëndrim në vlerësimin tim i shërben paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, bashkëpunimit ndërshtetëror midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe në tërësi.
Nuk ka minoritet në Europë që të ketë të drejtat që kanë sot serbët në Kosovë, përveç të drejtave të serbëve. Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pretendojë gjë në Kosovë.
Të gjitha i ka për projektin e Serbisë së Madhe, i ka per bandat e trafikantëve të drogës, të armëve, që e kana shndërruar Mitrovicën e Veriut njësoj si disa zona të pushtuara nga rusët me Moldavinë dhe zona të tjera por kjo është histori tjetër.
Historia me banda është histori që duvet të mere ligji me të.

Artikulli paraprakSkandal! Nje histerik antishqiptar si Rama i refuzon Kombëtares kalimin nga salla VIP e aeroportit
Artikulli tjetërVettingu në politikë, tetë drejtuesit e lartë në PS bashkë me Ramën, që zhduken nga skena