Albin Kurti refuzon ftesën e Presidentit Thaçi

Lideri i LVV-së Albin Kurti ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për takim, raporton Gazeta Express. Nga VV kanë bërë të ditur për Express se ftesa e Thaçit ka arritur në selinë e LVV-së sot pak para orës 11:00, e se Kurti e ka sot të pamundur që të takojë presidentin e vendit.

Kjo pasi që sipas Vetëvendosjes, Kurti sot ndodhet jashtë Prishtinës. Tutje, shkruhet se ai së shpejti do të njoftojë Thaçin për ditët e orët e mundshme të takimit.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, kanë thënë nga VV-ja.

Ndryshe, sot presidenti Thaçi e ka ftuar Kurtin për takim në ora 13:30 në presidencë.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë. Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit.

Exit mobile version