Albin Kurti shpall fitoren e zgjedhjeve parlamentare: Ecim përpara drejt qeverisë së re. Koalicion me dy forca politike

Albin Kurti ka shpallur fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Kurti doli nga selia e Vetëvendosjes para mbështetësve të shumtë, bashkë me dy partneret e koalicionit të tij, Donika Gërvalla dhe Mimoza Kusari-Lila dhe njoftoi krijimin e qeverisë së ardhshme.

Albin Kurti: Vetëvendosja fitoi. Vetëvendosja është fituese. Ecim shpejt, bashkë përpara drejt qeverisë së re. Po ia jap fjalën dy partnereve të mia të koalicionit, së pari partisë Guxo, përkatësisht zv/kryeministres dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Partia Guxo, Donika Gërvalla: Kjo është një fitore e madhe për koalicionin tonë Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa. Kryeministri e tha kemi vetëm rezultatet paraprake nuk e kanë marrë në konsideratë një faktor të rëndësishëm që është vota e mërgatës. Do ta formojmë qeverinë së bashku. Do të udhëheqim me ndershmëri gjatë 4 viteve të ardhshme.

Mimoza Kusari – Lila, Kryetare e Alternativa: Partia e parë është në avantazh edhe në raport me partinë e dytë dhe të tretë. Kemi marrë mandatin për të formuar qeverinë Kurti III. Do të vazhdojmë qeverisjen në Kosovë prej momentit kur të bëhet edhe certifikimi zyrtar i rezultatit, pas numërimit të votave të diasporës të cilat ende nuk kanë filluar të numërohen.

Donika Gërvalla: I kemi arritur 500 mijë votat.

Albin Kurti, Vetëvendosje: Do të vazhdojmë me deklarime dhe prononcime edhe në të ardhmen që nesër, lidhur edhe me procesin, rezultatet që ende nuk janë përfundimtare. Natën e mirë dhe urime të gjithëve. Gëzuar!

Artikulli paraprakLista e Mançester Sitit, Rodri përfshihet në skuadrën e Champions-it
Artikulli tjetër69.8 % e zviceranëve votojnë kundër Iniciativës së përgjegjësisë mjedisore