Fushata elektorale ka hyrë në kulmin e saj dhe tensionet janë të dukshme në radhët e kandidatëve të PS dhe PD. Albor Elezi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, ka reaguar ndaj tensioneve që janë krijuar mes rivalëve politikë, duke theksuar se ata janë të braktisur nga qytetarët. Sipas tij, kjo është konfirmuar gjatë takimeve në terren, ku shumë qytetarë kanë shprehur mbështetje të fortë për të, duke e quajtur atë opsionin më të besueshëm.
Në postimin e tij, Elezi thekson se indiferenca e qytetarëve ndaj kandidatëve të PS dhe PD është një reflektim i realitetit politik të 34 viteve të fundit, ku vetëm mashtrimet dhe dështimet kanë karakterizuar qeverisjen e partive tradicionale. Ai thekson se ka marrë një mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Durrësit, Shijakut, Krujës dhe Fushë-Krujës, dhe është i bindur në fitore.
“Mos u trembni nga reagimi qytetar, po merrni çfarë meritoni. Po merrni çfarë keni mbjellë!” – është mesazhi i fortë i Albor Elezit, i cili premton se nuk do të ndalet deri sa të shporret politika e vjetër dhe e dëshmuar si e dështuar.
Ai gjithashtu garanton qytetarët se është i vendosur të fitojë, dhe po i bën thirrje bashkëqytetarëve të tij që të bashkohen për ndryshimin dhe për një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë.
Postimi i plotë:
Kandidatët e PS-PD në panik nga Koalicioni Euroatlantik
Fushata elektorale është në kulmin e saj dhe siç duket kandidatët e PS dhe PD ndihen të braktisur nga qytetarët. E konfirmojnë këtë gjë në terren dhe teksa ndeshin indiferencën, mospjesëmarrjen në takime si dhe ku ata që i takojnë ju thonë që e kemi votën për Albor Elezin, ikin në panik.
Mos u trembin nga reagimi qytetar, po merrni çfarë meritoni. Po merrni çfarë keni mbjellë!
Sa për Albor Elezin që thoni që nuk është në garë, ju garantoj që jo vetëm jam, por jam aq bindshëm sa kam mbështetjen e bashkëqytetarëve për atë që përfaqësojë si individ dhe jo si ju që dukeni njëherë në 4 vjet. Garantoj qytetarët në Spitalllë, Durrës, Shijak, Krujë dhe fushë-Krujë se jam mëse i vendosur në fitore dhe bashkë le të vazhdojmë ta shporrim këtë politikë të fëlliqur të 34 viteve që ka sjell vetëm mashtrime deri të nivelit të tillë.