Aldi Lekaj: “Le t’i rikthejmë Elbasanit dinjitetin që meriton”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Aldi Lekaj, ka shpërndarë një mesazh falënderues dhe mobilizues për qytetarët e qarkut, duke vënë theksin te besimi i ndërsjellë dhe sfidat e përbashkëta.

“Ka qenë një rrugëtim i mbushur me biseda të sinqerta, shtërngime duarsh plot besim dhe sfida që kërkojnë zgjidhje,” u shpreh Lekaj, ndërsa theksoi se numri 4 i Koalicionit Euroatlantik përfaqëson alternativën e vetme të besueshme për të ardhmen.

Ai i ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime më 11 maj, për të zgjedhur përfaqësues që do t’u shërbejnë me përkushtim dhe përgjegjësi. “Na pret shumë punë, shumë sfida, por edhe shumë mundësi,” tha ai, duke e përmbyllur mesazhin me një thirrje të fortë:

“Faleminderit, Elbasan! Rroftë Shqipëria!”

Postimi i plotë:

Te dashur mbeshtetes, te nderuara zonja dhe zoterinj.

Ju falenderoj nga zemra per kete eksperience te jashtezakonshme dhe per privilegjin qe me keni dhene.

Ka qene nje rrugëtim i mbushur me biseda te sinqerta, shtërngime duarsh plot besim dhe sfida qe kerkojne zgjidhje.

Se bashku kemi ofruar alternativa reale, konkrete dhe te vetmet te besueshme per te gjithe ju. Kemi sjelle zerin dhe vizionin e numrit 4 dhe te Koalicionit Euroatlantik, si mundesine e vetme per te ardhmen tone te perbashket.

Me 11 maj, le te shkojme masivisht ne votime, me koken lart, per te zgjedhur bashkepunetoret tuaj – perfaqesues te denje te ketij qarku – listen qe do t’ju sherbeje me perkushtim dhe pergjegjesi.

Na pret shume pune, shume sfida, por edhe shume mundesi per ndryshime te domosdoshme. Le ta bejme kete beteje per te gjithe – pa dallime – per t’i rikthyer Qarkut te Elbasanit dinjitetin qe meriton.

Ju jam perjetesisht mirenjohes. Faleminderit, Elbasan!

Rrofte Shqiperia!

 

#Koalicioni #Euroatlantik

#ShqipëriaMeritonMëShumë

#Zgjedhjet2025

#AldiLekaj ✌️

#Elbasan

#Votonumrin4

Artikulli paraprakArtisti Ervin Blloshmi thirrje publike: “Voto Rudi Erebarën – Shqipëria meriton më shumë!”
Artikulli tjetërArmend Gjana: “Voto Nr. 4 – Zgjidhja e Vetme për të Ndëshkuar Korrupsionin”