“Aleanca e Trekëndëshit kundër drejtësisë, Berisha çon militantët, Rama administratën”, Basha: Qytetarët do t’i ndëshkojnë me votë më 11 maj

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në facebook, shprehet se aleanca e Trekëndëshit vazhdon të koordinojë sulme ndaj institucioneve të drejtësisë. Sipas tij, kjo betejë zhvillohet përmes veprimeve të kundërta, ku njëra palë dërgon militantët dhe tjetra administratën.

Basha akuzon Policinë për refuzimin e mbrojtjes së institucioneve të drejtësisë, duke e cilësuar këtë veprim si një akt të rëndë dhe të qëllimshëm. Ai kërkon që të nisë një hetim penal ndaj përgjegjësve, duke përfshirë edhe protestuesit, urdhëruesit dhe drejtuesit e Policisë.

Reagimi i Bashës:

Aleanca e Trekëndëshit kundër Drejtësisë vazhdon në koordinim betejën e saj.
Dhëmb për dhëmb me drejtësinë, herë njëri e herë tjetri. Gjithçka në koordinim për t’i bërë presion dhe për ta shantazhuar.
Njëri çon militantët, tjetri administratën.
Njëri e sulmon, tjetri bën sikur e mbron.
Refuzimi i Policisë për të mbrojtur institucionet e Drejtësisë është një akt i rëndë, i kryer me vetëdije dhe qëllim, i cili nuk mund të kalohet pa përgjegjësi ligjore dhe politike.
Vetë institucionet e Drejtësisë kanë të gjithë autoritetin për të nisur ndjekjen penale ndaj shkelësve të ligjit, duke filluar nga protestuesit e deri te urdhëruesit, për të vijuar me drejtuesit e Policisë, ministrin dhe deri te kryeministri.
Qytetarët, jam i bindur, do t’i ndëshkojnë me votën e tyre më 11 maj dhe do të hapin një faqe të re, ku të gjitha institucionet luftojnë korrupsionin dhe nuk e mbrojnë atë.

Artikulli paraprakDo të përfaqësojë Demokratët Euroatlantikë në Elbasan, Blerim Kuqja: Do angazhohem për një politikë të hapur me qytetarët
Artikulli tjetërAkuzat e Erion Veliajt për statusin i “dënuar”/ SPAK zbulon korrespondencën me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Gjyqësore! Ja e vërteta