Aleanca kundër Shqipërisë dhe SPAK!

Nga Ermal Peçi

Para se të niste seanca plenare e ditës së djeshme, Lulzim Basha publikoi në rrjetin social, facebook një status i cili tregonte pazarin që ishte dakordësuar midis Berishës dhe Ramës për të amnistuar zyrtarët e korruptuar dhe përjashtoheshin nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar e kriminalizimit të shtetit.

Paralelisht me nisjen e parlamentit, Altin Dumani, kreu i SPAK dhe drejtuesja e BKH-së po tregonin, një përmbledhje të rezultateve të punës të vitit 2023. Ndërkohë Dumani parashtronte arsyet se pse kërkonte më shumë burime njerëzore për të përballuar fluksin dhe për të rritur numrin e goditjeve në rradhët e zyrtarëve të korruptuar, në anën tjetër aleanca kundër SPAK kishte mbyllur marrëveshjen për të liruar drejtorët hajdutë të tyre.

Berisha dhe Rama me votimin e hapur të djeshëm amnistuan përfundimisht dhe ju dhanë mesazh mbështetësve të tyre që ju vidhni se ne prapë do të krijojmë mekanizma për t’ju liruar. Një aleancë, e cila dita ditës po konfigurohet dhe po hap luftë kundrejt SPAK dhe tregon frikën që i ka kapur këta politikanë nga ky institucion i drejtësisë. Por pavarësisht reagimit të Partisë Demokratike për këtë aleancë kundër SPAK që po realizon Berisha dhe Rama, shoqëria është ajo që duhet të reagojë.

E them shoqëria duhet të reagojë, për të vetmen arsye se kjo është një marrëveshje, e cila dëmton Shqipërinë dhe ju jep guxim hajdutëve, të cilët ata mbajnë pranë edhe ju jep mesazhim që po na shërbyet, ne ju mbrojmë dhe ju nxjerrim nga burgu. Jo vetëm kaq, por kjo tregon që ata pasi e kanë vjedhur Shqipërinë, pasi po varfërojnë shqiptarët, pasi po vjedhin të ardhmen e secilit prej nesh, pasi po na detyrojnë të largohemi nga vendi jonë, tashmë vendosin të na tallin, të na përqeshin duke amnistuar hajdutët e tyre personalë dhe duke lënë pas hekurave protestuesit, të cilët kanë ngritur zërin kundër qeverisë.

Prandaj jo vetëm sot por edhe në vazhdim marrëveshja e Berishës me Ramën duhet të jetë një këmbanë për shoqërinë sepse ata nuk mundet pafund pasi të na vjedhin dhe të na tallin, prandaj duhet reagim për t’i thënë stop aleancës kundër SPAK edhe kundër shqiptarëve.

Artikulli paraprak“Kompanitë e bananeve, kamuflazh për trafikun e dogës”, raporti i Europol: Shqiptari siguronte transportin dhe shpërndarjen e kokainës nga Kolumbia
Artikulli tjetërPolitika e vjetër e tranzicionit vijon paktin e kahershëm për të bërë “sikur”/ Basha: Të vendosur për të çjerr maskën e politikanëve hipokritë të tranzicionit