Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kërkuar sot SPAK arrestimin e Sandër Lleshajt, Ardi Veliut dhe Erion Veliajt, me akuzën e tentativës së vrasjes. Juristja Ardiana Kalaja ka dhënë më shumë detaje lidhur me kallëzimin që ata kanë depozituar në SPAK, ku thotë se, të tre zyrtarët duhet të arrestohen pasi mund të fshehin provat.
“Një grup nga qëndrestarët për mbrojtjen e Teatrit, kemi dorëzuar një kallëzim në SPAK për Sandër Lleshajn, Ardi Veliun dhe Erion Veliajn. Sipas nesh ata akuzohen për veprën penale të vrásjes së mbetur në tentativë, kemi parashtruar të gjitha pretendimet tona, për dyshimin tonë të arsyeshëm se mund të manipulojnë provat dhe ti fshehin ato. Për këtë ne kemi kërkuar árrestimin e këtyre personave, dhe kemi besim se SPAK do të nisë hetimet”, u shpreh Kalaja në fjalën e saj.
Ndërkohë që regjisori Robert Budina tha se ata do ta ndjekin çështjen deri në fund, dhe kanë besim në institucionet e drejtësisë, të cilat kanë momentin që të thonë fjalën e tyre.
“Unë nuk jam jurist, por do të bëj gjithçka që kjo çështje të shkojë deri në fund, ajo që ne duam është të rikthejmë Tempullin e Teatrit aty ku ishte, dhe kjo çështje nëse është e nevojshme do të shkojë deri në Parlamentin Europian”, tha Budina.