Vijon në Gjykatën Kushtetuese seanca për ligjin special për ndërtimin e Teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit palë e përfshirë në procesin për ligjin e Teatrit Kombëtar pas padisë së Presidentit të Republikës ka kërkuar thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe.
Më herët ishte përfaqeësuesi ligjor i Presidentit të Republikës, z. Bledar Dervishi që kërkoi thirrjen e disa dëshmitarëve. Përfaqësuesi i Presidentit ka paraqitur listën e dëshmitarëve dhe konkretisht kërkon thirrjen si dëshmitarë të dy senatorëve italianë që e kanë ngritur çështjen në parlamentin italian, përfaqësues të Europa Nostra etj.
- Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folur paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët.
- Përfaqësues të Europa Nostra
- Përfaqësues të KLSH
- Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias
- Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH
- Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi
- Erjon Veliaj
- Arbian Mazniku
- Toni Gogu
- Behar Zeneli
- Artan Lame
- Artan Shkreli
- Mirela Kumbaro
- Elva Margariti