Nga Fitim Zekthi
Në SHBA ka nisur që të hënën një prej gjyqeve më të rëndësishme në historinë e atij vendi. Ish presidenti dhe kandidati për president në zgjedhjet e këtij viti Donald Trump po përballet me akuzat e prokurorisë së Manhatanit në Nju Jork për pagesën e një aktoreje në mënyrë që ajo të mos fliste për historinë saj me Donald Trump. Presidenti akuzohet se orkestroi gjithë procesin e pagesës së saj duke përdorur avokatin e tij dhe njerëz të tjerë në mënyrë që kjo çështje, e vërteta mbi të, të mos dilte ne media dhe ta dëmtonte atë elektoralishst. Presidenti Trump e ka quajtur gjyqin një “gjueti shtrigash”, një luftë politike ndaj tij, ka akuzuar demokratët se ata po e sulmojnë në mënyrë politike.
Gjyqtari Juan Merchan ka vendosur më shumë se një muaj më parë që Trump dhe avokatët e tij të mos bëjnë komente luftarake, të mos sulmojnë gjyqtarët, prokurorët, dëshmitarët dhe familajrët e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Presidenti Trump megjithë natyrën e vet luftarake, me gjithë qëndrimet e veta që e quan gjyqin luftë politike të kundërhstarëve ndaj tij nuk thotë kurrë asnjë fjalë për ato që thonë dëshmitarët në sallë, nuk thotë asgjë për atë që thotë dhe bën gjyqtari Merchan, nuk thotë asgjë për prokurorin Bragg dhe ndihmësit e tij. Presidenti shkon në gjyq, rri në sallë, dëgjon prokurorët dhe avokatët.
Presideneti del dhe flet para gazetarëve duke thënë vetëm që gjykata ëhstë e njënashme dhe pjesë e luftës politike. Gjyqtari edhe për këtë e qortoi dhe tha se do të marrë masë më të ashpër ndaluese. Gjyqtari I tha avokatit të Trump, Blanche, “ju po e humbi besueshmërinë para gjykatatës, flisni me argumente dhe për argumentet, ndryshe do marr masë më të ashpër”
Ky gjyq tregon shkallën e thellë të respektit të shoqërisë dhe të të gjithë atyre që shkojnë në gjykatë për institucionin dhe faktin që askush nuk është mbi ligjin. Bëhet fjalë për një gjyq ndaj njeriut më të fortë, ndoshta, politiksht sot në SHBA, bëhet fjalë për akuza të ngritura nga një prokuror distrikti në një gjykatë distrikti dhe askush nuk ka fuqi të thotë se gjyqtari është I lidhur me krimin, gjyqtari është duke bërë padrejtësi, prokurori ëhstë mafioz apo prokurori po bën padrejtësi. Asnjë akuzë, askush nuk ka forcë të bvjë akuza të tilla dhe të fyejë apo sulmojë prokurorin dhe gjyqtarin, as presidenti.
Është në një farë mënyre një mrekulli kjo pamje e respektit për prokurorin edhe kur mendon ose pretendon se gjyqi është “gjueti shtrigash” është një mrekulli kur sheh se askush nuk e sulmon dot gjyqtarin (dëshmitarët kurrë e kurrë) edhe kur pretendon se ndaj teje po bëhet një luftë politike. Është një mrekulli kur sheh se askush nuk ëhstë mbi ligjin, të gjithë shkojnë qetësisht, kokëulur para gjykatës dhe mundohen të mbrohen me gjithçka mundin. Kjo është vërtet një mrekulli, kjo lloj culture, kjo lloj sjelljeje. Në qoftë se më të fortët nuk pyesin për lgijin dhe institucionet, në qoftë se më të fortët I shajnë dhe sulmojnë gjyqtarët dhe prokurorët, në qoftë se më të dobëtit degdisen, sikterisen burgjeve atëherë ai sistem ëhstë fatkeq, ëhstë një ferr padrejtësie.
Tek ne ka rreth tre vite që ka nisur për herë në mbi tre dekada tranzicion një përpjekje për të hetuar dhe çuar para gjykatës politikanët e lartë. Që nga dita që u themelua SPAK dhe nis hetimi për disa syresh nisi edhe lufta ekstreme ndaj prokuroirisë dhe gjykatës. Në fillim ishte ministry I brejndshëm saimir tahiri, një njeri tmerrësisht I fuqishëm në qeveinë Rama që sulmoi gjyjkatën dhe prokurinë, që sulmoi prokurirët dhe gjyqtarët duke I qujatur të njëanshëm, që ngrinin akuza të pabaza, që I shërbenin qëllimeve të vogla dhe të ulëta politike. Edhe avokatët e Tahirit po ashtu flisnin përmontim provash dhe keqpërdorim të provave, për shërbuim dhe gjyq politik.
Më pas kur në gjykatë po shkojnë ministra, kur u arrestua zëendës kryeministrsi, kur p hetohen ministra të tjerë, kur janë arrestuar kryetarë bashkiesh të rëndësishëm si ai I Durrësit, kur janë në hetimn ish kryeministra dh eish president sulmet ndaj prokurorisë dhe gjykatës janë ekstreme. Ato e sulmopjnë prokurorinë dhe gkjykatën për lidhje me krimin, për sjellje kriminale Gjuha dnaj gjuqtarëve dhe prokurorëve që po hetojnë plitikanët e lartë ëhstë jashtëzakon siht armiqësore dhe aggressive. Është një gjuhë dhe një sjellje që nuk e gjen as në vedne demokratike si danimarka apo kanadaja, as në vende komplet diktatoriale si Mianmar, Kameruni, apo Guineja, as në vende me regjime hibride si Guatamela apo Armenia, apo Gana. Nuk ka vend në botë, nuk ka system politi sot në botë ku politikanët e lartë në hetim nag prokuroria të kenë një sjellje të tillë ndaj prokurorisë dhe gjykatës sin ë Shqipëri.
Kjo tregon vetëm një gjë. Tregon se politikanët në Shqipëri kanë qenë bosë absolutë, mbretër të paprekshëm dhe të pahetuyeshëm. Ata kanë ligji, prokuroria, gkyata, ata kanë qenë sistemi. Kur ky siostem preket atëherë ata sillen në këtë mënyrë. Është arsyeja pse kryeministsra Rama në mënyrë brutale kërkonte ta zgjidhte ai kryetarin e SPAK, ëhstë kjo arsyeja pse kryeministri thotë se ne nuk do të lejojmë që të jemi republikë e prokurorëve. Është kjo arsyeja pse poliotikanët e lartë në hetim sulmojnë me akuzat më të rënda prokurorinë. Është kjo arsyeja pse politikanët kryesorë në vend, me perjashtim te Partise Demokratike zyrtare, pavarësisht anësimit poliotik janë në nëj alenacë të thellë dhe shumë strategjike.