Aleatët e NATO-s i japin Ukrainës 21 mld euro ndihma! Gjermania ndalon dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore “Patriot”

Përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mblodhën sot selinë e NATO-s në Bruksel , deklaruan mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe forcimin e mbrojtjes së vendit me 21 miliardë euro.

 

NATO mbështet “përpjekjet e aleatëve për t’i dhënë fund luftës së dhunshme në Ukrainë me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratën e Aleancës , me takimin e grupit të kontaktit që po mbahet me iniciativën e Mbretërisë së Bashkuar.

Qëllimi i Grupit është të vazhdojë forcimin e Ukrainës, me ministrin britanik të mbrojtjes John Healy që njofton iniciativa të reja që do të forcojnë aftësinë ushtarake të Ukrainës.

Nga ana e tij, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius nënvizoi përgjegjësinë e Evropës për arritjen e paqes në Ukrainë, duke theksuar se viti aktual është jashtëzakonisht kritik për vendin.

Ai foli edhe për rolin e Rusisë, e cila thotë se dëshiron paqe, ndërkohë që veprimet e saj tregojnë të kundërtën.

Pistorius njoftoi një nismë të madhe të udhëhequr nga vendi i tij dhe në bashkëpunim me Ukrainën dhe partnerë të tjerë për të forcuar aftësitë e Ukrainës në luftën elektromagnetike.

Qëllimi i nismës është të mbrojë më mirë forcat e armatosura të Ukrainës nga ndërhyrja e komunikimit të armikut.

Në fund, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës , Rustem Umerov, falënderoi homologët e tij nga Britania e Madhe.

Britania dhe Gjermania për iniciativën e tyre, si dhe të gjithë partnerët për “ofertën dhe mbështetjen e tyre për forcat ukrainase”.

Gjermania nuk mund të dërgojë sisteme të reja Patriot

Gjermania nuk mund ta furnizojë Ukrainën me sisteme të reja të mbrojtjes ajrore Patriot , pasi ajo vetë është në pritje të dërgesave të këtyre sistemeve, tha ministri në detyrë i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Ukraina ka theksuar vazhdimisht se ka nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore si Patriot për t’u mbrojtur kundër sulmeve raketore ruse.

Megjithatë, Gjermania planifikon të furnizojë Ukrainën me më shumë se 1,100 radarë të mbikqyrjes tokësore dhe sisteme shtesë raketore të mbrojtjes ajrore IRIS-T , tha Pistorius.

Exit mobile version