Masimiliano Alegri është i kënaqur me merkaton që ka zhvilluar deri tani Juventusi. Në prag të takimit kundër skuadrës së Totenham, e vlefshme për turneun veror International Championship Cup, trajneri i bardhezinjve nuk ka bërë asnjë koment lidhur me transferimet që janë bërë te Zonja e Vjetër, përfshirë këtu edhe blerjen më të fundit, atë të Gonzalo Higuain. Sidoqoftë Alegri nuk e fsheh kënaqësinë, por përmblidhet me një fjali të vetme, duke deklaruar se drejtuesit e Juventusit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Pas humbjes së papritur kundër Melbourne Victory ku luan edhe Besart Berisha pas goditjes së penalltive, tekniku toskan u shpreh se kundër Totenham do të jetë një 90 minutësh ndryshe si në aspektin taktik, por edhe për nga intensiteti i lojës. “Besoj se do të luajmë me katër mbrojtës. Është një test shumë i rëndësishëm për ne dhe do të na ndihmojë të korrigjojmë defektet. Pres një ndeshje komplet ndryshe nga ajo me Melbourne Victory, si në aspektin taktik, por edhe për nga intensiteti i lojës. Benatia, Pjaniç dhe Pereyra do ta nisin takimin që nga minuta e parë. Sigurisht që minuta në dispozicion do të ketë dhe për shumë futbollistë të tjerë”, u shpreh Alegri. Së bashku me trajnerin Alegri në konferncën për shtyp ishte dhe mbrojtësi Benatia, i cili u shpreh se Juventusi këtë sezon i ka të gjitha mundësitë për të fituar çdo kompeticion të mundshëm, ku bardhezinjtë marrin pjesë.
Kryesore
Continue to the categoryQeveria qendrore dhe bashkitë të zhytura në borxhe, rritet stoku i...
Qeveria qendrore dhe bashkitë nuk po shpëtojnë dot nga borxhet. Detyrimet e prapambetura janë rritur sërish, duke u kthyer në një problem për financat...