Aleksandër Jushi takim me biznesin fason: “Këtu qepen ëndrrat europiane me duart e vajzave tona”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Aleksandër Jushi, vizitoi fabrikën Ro&Bi Fashion në Lezhë, një nga sipërmarrjet që kontribuon drejtpërdrejt në ekonominë vendase dhe eksporton veshje të cilësisë së lartë për tregun italian.

Jushi e cilësoi përvojën si “inspiruese”, duke u ndalur tek cilësia e punës, profesionalizmi dhe përkushtimi i vajzave shqiptare që qepin kostume për markat më prestigjioze të Italisë:

“U befasova kur mësova se një nga kostumet e mia të preferuara ishte qepur nga duart e vajzave tona. Nuk e dija, por tani që e di, ndjehem edhe më krenar ta vesh.”

Në përfundim të vizitës, Jushi kërkoi mbështetjen për rrugëtimin e tij politik dhe shprehu mirënjohje për mikpritjen:

“Jeni pasqyra më e mirë e punës së ndershme dhe e vlerave që duam të ndërtojmë së bashku.”

Postimi i plotë i Aleksandër Jushit:

“Bashkë me Alfriden vizituam fabrikën Ro&Bi Fashion – dhe aty, mes makinerive dhe përkushtimit, gjetëm një copëz Evrope. Janë pikërisht këtu, në vendin tonë, ku krijohen kostume për disa nga markat më të njohura italiane, me një cilësi të jashtëzakonshme.
U befasova kur mësova se një nga kostumet e mia të preferuara ishte qepur nga duart e vajzave tona. Nuk e dija, por tani që e di, ndjehem edhe më krenar ta vesh.
Gjatë kësaj vizite të bukur, pata edhe mundësinë të kërkoj mbështetjen për këtë rrugëtim të ri që kam nisur. E vlerësoj shumë kohën dhe mikpritjen që më dhatë – edhe pse në mes të punës.
Mirënjohje për gjithçka që bëni.”

#votoaleksanderjushi️
#votonumrin4✅
#kea
#koalicionieuroatlantik✔️

Exit mobile version