Aleksis Sançez i jep fund krizës

Aleksis Sançez i ka dhënë fund serisë negative të Arsenalit, i cili ishte mundur në dy ndeshjet e kaluara në kampionatin anglez, duke dalë plotësisht nga lufta për titullin kampion dhe duke bërë të rritej trysnia për Arsen Vengerin, me gjithnjë e më shumë tifozë që kërkonin largimin e tij.
Ndaj ndeshja e sotme kundër Hall Siti ishte shumë e rëndësishme për të mos humbur ritmin e ekipeve që luftojnë për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Për të ulur disi pakënaqësitë ndaj “topçinjve” ka menduar futbollisti kilian, i cili me dy golat e tij, ka siguruar suksesin 2-0 për ekipin që të mërkurën luan shanset e sezonit me duelin në Ligën e Kampioneve ndaj Bajern Mynihut.
Duhet theksuar se, në të dy rastet e golave kishte prekje topi me dorë. Në rastin e golit të avantazhit, sulmuesi shtyu topin në rrjetë me dorë. Ndërsa te goli i dytë, në shtesën e ndeshjes, ai shënoi me një penallti të fituar pas një prekje me dorë të kundërshtarit në zonë.

Exit mobile version