Alex Telles është lojtari më i ri i Portos. Klubi portugez zyrtarizoi afrimin në skuadër të mbrojtësit brazilian nga Galatasaray për 6.5 milionë euro. Në sezonin e fundit, 23-vjeçari luajti në formë huazimi te Interi, por zikaltërit nuk kishin të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Nga ana tjetër klubi turk nuk e konsideronte pjesë të projektit për sezonin e ri Telles, i cili vendosi të pranojë ofertën e Portos. Nëse Porto e shet në të ardhmen lojtarin, Galatasaray ka të drejtë të përfitojë 10% të transferimit.
Kryesore
Continue to the categoryBasha gjatë prezantimit të kandidatëve në Lezhë: Vota për Koalicionin Euroatlantikë,...
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputetë të qarkut të Lezhës. Prel Dedaj, Aleksandër Jushi, Kejda...