Alfred Ahmetcenaj: 11 Maji është një mundësi për t’u bashkuar për vlerat që na bashkojnë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, Alfred Ahmetcenaj, i është drejtuar me një thirrje publike qytetarëve, miqve dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij, veçanërisht atyre me të cilët ka bashkëpunuar gjatë viteve 2014–2018 si kryetar i Partisë Demokratike në Mat.

Në mesazhin e tij, Ahmetcenaj thekson se 11 maji është një ditë e rëndësishme për të ardhmen politike të vendit, ndërsa nënvizon se vlerat e përbashkëta dhe kontributet individuale në të shkuarën janë më të rëndësishme sesa ndarjet që mund të kenë ndodhur me kalimin e kohës.

“Ne nuk jemi përgjegjës për zhvillimet që kanë ndodhur në Partinë Demokratike gjatë këtyre viteve. Secili ka vepruar me ndërgjegje dhe përkushtim.” – thekson kandidati, duke ftuar mbështetësit e tij të bëhen pjesë e kësaj gare.

Ai kërkon mbështetje për kandidaturën e tij në Tiranë, duke garantuar se do të përfaqësojë me integritet, përkushtim dhe qëndrueshmëri interesat e qytetarëve – jo vetëm të Tiranës, por edhe të Matit dhe mbarë Shqipërisë.

“Me Alfred Ahmetcenajn në Parlament, secili prej jush ka një mundësi më shumë – në Tiranë, në Mat, dhe në gjithë Shqipërinë.”

Postimi i plotë i kandidatit Alfred Ahmetcenaj:

Të nderuar miq, ish-bashkëpunëtorë, të afërm dhe mbështetës të mi,
Ju drejtohem sot me respekt dhe mirënjohje, veçanërisht atyre me të cilët kam pasur nderin të bashkëpunoj gjatë viteve 2014–2018 si kryetar i PD Mat.
11 maji është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkët. Vlerat që na kanë bashkuar ndër vite janë shumë më substanciale se ato që mund të na kenë ndarë rrugës. Ne nuk jemi përgjegjës për zhvillimet që kanë ndodhur në Partinë Demokratike gjatë këtyre viteve, dhe as fajtorë për qëndrimet tona – secili ka vepruar me ndërgjegje dhe përkushtim.
Sot, kërkoj mbështetjen tuaj në garën time si kandidat për Qarkun Tiranë. Ju që më njihni, e dini se përfaqësoj angazhim, integritet dhe qëndrueshmëri.
Ju ftoj të bëheni pjesë e fushatës sime, duke kërkuar mbështetje tek të afërmit dhe miqtë tuaj që banojnë në Qarkun Tiranë.
Kjo betejë është beteja jonë. Me Alfred Ahmetcenajn në Parlament, secili prej jush ka një mundësi më shumë – në Tiranë, në Mat, dhe në gjithë Shqipërinë.
Me mirënjohje,
Alfred Ahmetcenaj

#VotoNr4
#VotoKoalicioniEuroatlantik
#VotoAlfredAhmetcenaj

Exit mobile version