Alfred Ahmetcenaj: Më 11 maj, mos votoni hajdutët që ju kanë vjedhur për 34 vite

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Alfred Ahmetcenaj, u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të Qarkut Tiranë të reflektojnë për të kaluarën dhe të mos votojnë asnjë nga politikanët që kanë abuzuar me besimin e tyre.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka, Ahmetcenaj thekson se qytetarët kanë në dorë të ndërpresin ciklin e korrupsionit dhe zhgënjimeve politike që prej më shumë se tre dekadash.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Qarkut Tiranë, #11maj po afron dhe, e thënë pa politikë, ju keni në dorë të mos votoni asnjë hajdut që ju ka vjedhur këto 34 vite!” – shkruan ai në postimin e tij zyrtar.

Ai e ka konsideruar këtë zgjedhje jo vetëm si një akt politik, por si një vendim moral për të ndëshkuar të korruptuarit dhe për të hapur një rrugë të re të përfaqësimit të ndershëm dhe transparent.

Ahmetcenaj kandidon me numrin 4 nën siglën e Koalicionit Euroatlantik dhe thirrja e tij për qytetarët është e qartë:

“#Stop hajdutëve dhe të korruptuarve.
#VotoniNr4
#VotoKoalicioninEuroatlantik
#VotoAlfredAhmetcenaj”

Exit mobile version