Alfrida Marku denoncon: Pjerin Ndreu nuk ka zbatuar asnjërin nga 21 projektet e premtuara

Anëtarja e Këshillit bashkiak Lezhë Alfrida Marku, njëkohësisht kryetare e degës së Demokratëve euroatlantik përmes një komunikimi publik ka denoncuar shifrat e buxhetit të Bashkisë Lezhë dhe 21 premtimet e pa mbajtura nga Kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

Më poshtë postimi i plotë:

Dhjetorin e kaluar, kur në Këshillin e Bashkisë diskutohej buxheti vendor për këtë vit, Bashkia Lezhë premtonte 5.3 miliard lekë në dispozicion për rehabilitimin e rrugëve.

Po cila është situata sot ?!

Kur kanë mbetur më pak se 2 muaj nga fundi i vitit buxhetor, rezulton se Bashkia Lezhë nuk ka zbatuar asnjërin nga 21 projektet e premtuara për rehabilitimin e rrugëve.

Kjo është gjendja në rrugën e Ambulancës në fshatin Tresh, në të cilën ashtu sikurse në rrugët e tjera të premtuara nga Bashkia Lezhë për tu rehabilituar, ende nuk ka asnjë gjurmë të nisjes së punimeve.

Ndërkohë drejtuesit e Bashkisë vijojnë propagandën duke iu prezantuar banorëve projektet ende të pazbatuara, të mbetura në letër.

Artikulli paraprakPesë vjet pas tërmetit, Durrësi ende në kërkim të një memoriali kujtese
Artikulli tjetërBasha nxjerr videon: Ndarja e politikës me krimin prioritet për vendin, rasti Çyrbes dëshmon se mandati i Rmës është produkt i bandave