Alfrida Marku e PD Euroatlantike: Jam në krah dhe mbështetje të banorëve të Lezhës!

Më 12 tetor ora 16:00 do të jemë në krah dhe mbështetje të banorëve të Lezhës

Nga Alfrida Marku – Dedgjonaj

Me përgjegjësinë e përfaqësimit në Këshillin e Bashkisë Lezhë, iu bashkova sot bashkëbisedimit me dhjetra banorë të qytetit të Lezhës, në vijim të reagimit qytetar ndaj ndotjes që po shkakton në Lezhë aktiviteti i fabrikës së përpunimit të nënprodukteve shtazore në lagjen Skenderbeg të qytetit të Lezhës.

Qëndrimi i banorëve është i qartë: Subjekti dhe institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë, të marrin masa urgjente, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së banorëve.

Kam mbështetur banorët e Lezhës në këtë shqetësim të drejtë që prej reagimit të tyre të parë në vitin 2019 e deri sot.

Do vijoj të jemë në krah të çdo problemi që prek Lezhën, gjithmonë dhe me të vetmin qëllim:

Për interesin publik ! Për mirëqenien dhe zhvillimin e Lezhës !

Kundër çdo padrejtësie dhe paligjshmërie që cënon të tashmen e të ardhmen e Lezhës dhe banorëve të saj !

Duke thënë gjithmonë të vërtetat, edhe kur shumë të tjerë heshtin .

Informova sërish banorët mbi rrugën e ndjekur për adresimin e kësaj çështje në Këshillin Bashkiak duke marrë mbështetjen e secilit prej tyre për pjesmarrjen dhe mbështetjen gjatë diskutimit të kësaj çështje në Këshill.

Subjekti dhe institucionet përgjegjëse Ministria e Mjedisit, Bashkia Lezhë, Agjensia Rajonale e Mjedisit, Aku Lezhë duhet të marrin masa për zgjidhjen urgjente të problemit.

Ndonëse qytetarët e Lezhës prej 5 viteve reagojnë dhe kërkojnë mbështetje për këtë situatë që cënon çdo ditë shëndetin e tyre, asnjëri nga përfaqësuesit e Lezhës në Kuvendin e Shqipërisë nuk i dha zërin e duhur dhe zgjidhje kësaj problematike.
Të paktën në këto 3 vite duhej ta adresonin në mënyrë shterruese këtë shqetësim duke kërkuar interpelancë me Ministren e Mjedisit.
Por, sërish nuk është vonë. Kërkesa për Interpelance me Ministren e Mjedisit duhet depozituar një orë e më parë !

Asnjëherë nuk është vonë për të vepruar, për të marrë masa.

Gjithmonë është koha e duhur kur bëhet fjalë për Lezhën.

FB IMG 1727553986251

Exit mobile version