Alibeaj hedh poshtë shpifjet e Berishës: Mediat e kapura pasqyrojnë më tepër aktivitetin e non-gratave. Rama i mbështet miqtë e politikës së vjetruar.

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka bërë publike kohën mediatike të forcave politike në rrjetin e tij social Facebook. Sipas të dhenave, mediat audiovizive i kane dhene me shume hapesire kandidateve te PL, ne krahasim me kandidatet e Partise Demokratike. Sipas kryetarit Alibeaj, kjo tregon se Rama eshte ne koordinim te plote me brinjet e tjere te Trekendeshit te Bermudes, per ta mbajtur Shqiperine peng e pa alternative politike. Me poshte statusi i tij ne rrjete sociale.

Sali Berisha nuk le ditë pa shpifur kundër PD dhe për këtë në dispozicion të tij janë shumica e TV private, me në krye TV publik shqiptar. Mjafton të shqyrtohen me pak vëmendje pasqyrat e monitorimit të televizioneve gjatë fushatës dhe duket qartazi që zotëruesi i vërtetë i shumicës së medias, Edi Rama, i ka dhuruar kohë televizive partnerëve të tij të politikës së vjetëruar të non gratave. Ndaj çjerrjet e dëshpëruara të Sali Berishës dhe Ilir Metës, kanë sot zë më shumë se çdo alternativë tjetër. Sepse më të interesuarit për të mbytur zërin e opozitës dhe alternativën e saj, janë treshja, me qëllimin e përbashkët të mbajtjes fort të njëri-tjetrit në skenën e vjetëruar të politikës shqiptare.
FB IMG 1683558725872

Exit mobile version