Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj u be pjese e mitingut ne Vaun e Dejes per prezantimin e kandidates se PD per Vaun e Dejes, znj. KLomentina Drini. Mes qindra te rinjve te qytetit, Alibeaj u shpreh i sigurt ne rrugen e PD per te rishpikur veten drejt nje te djathte reale te parimeve dhe vlerave larg mekateve te se shkuares. Me poshte statusi i tij ne rrjete sociale.
Shumë të rinj dhe të reja demokrate ishin mbledhur në prezantimin e kandidates tonë në Vaun e Dejës, Klomentina Drini. Ata na japin shpresë se e ardhmja e Partisë Demokratike dhe e Shqipërisë, do të jetë më e mirë. Ata na tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur për të ndërtuar të djathtën e vlerave dhe parimeve që ata meritojnë dhe që i duhet Shqipërisë. Larg politikës së vjetër, larg çdo mëkati të së shkuarës.