Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh në një prononcim për mediat para Kuvendit se, Qeveria nuk pranoi të diskutonim sot në Parlament për helmimin nga uji në Krujë. Ai tha se ky është një krim masiv.
“Qeveria duhet të kishte pranuar të diskutonim sot në Parlament për helmimin masiv nga uji i pijshëm në Krujë. Vetëm nga këmbëngulja e Partisë Demokratike, nga prania jonë e vazhdueshme në Krujë, insotucionet po lëvizin nga një këmbë për të nxjerrë përgjegjësit. Ky është një krim masiv!”, u shpreh Alibeaj.