Alibeaj: Rama po instalon shtetin policor, me paketën anti-KÇK u zhbë Reforma në Drejtësi

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi një shkelje të rëndë të Kushteutës miratimin e paketës së cilësuar si “Anti-KÇK”.

I ftuar në Abc News, Alibeja theksoi se demokracinë nga diktatura e dallon fakti se në demokraci ka institucione të pavarura si gjykata dhe prokuroria, kurse në diktatura operojnë organet policore.

Ai theksoi se kjo paketë mund të ketë krijuar një përshtypje të mirë në publik pasi jemi në kushtet kur krimi është përhapur shumë dhe çdo masë do të pritej pozitivisht, por sipas tij, në të vërtetë me këtë paketë cënohet rëndë Reforma në Drejtësi dhe qeveria merr vetë kompetencat e gjykatës dhe prokurorisë.

Ndër të tjera Alibeaj tha:
“Nuk gjeta asgjë nga drafti Anti-KCK në luftën që Rama do të bënte ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në asnjë rsht nuk përmendet ndonjë masë ndaj tyre. Kjo zbeh edhe seriozitetin e kësaj nisme.

Deklarohet se qëllimi është luyfta ndaj krimit të organizuar, pra pasurisë së vendosur nga aktiviteti kriminal.

Reforma në Drejtësi i bë për këtë qëllim në fakt. Do kishimj një drejtësi të re që do ti jepte fund pandëshkueshmërisë. Pesë vite reforme, kontribute dhe mbështetje ndërkombëtare. Madje gjatë kësaj operiudhe na kauzuan për sabotim të Reformës në Drejtësi.

Ne thamë që kjo nuk është një lufte ndaj krimit dhe korrupsionit për aq kohë sa kemi një qeveri të ardhur nga krimi dhe korrupsioni, por është një kapje e sistemit nga qeveria.

Ka ndodhur kjo gje: Edhe pse rrafsuan të gjithë Sistemin e Drejtësisë, edhe pse e ngritën sistemin e ri të kapur totalisht nga pushteti. Sërish me këtë anti-KCK e famshme i është marrë kompetenca prokrorisë dhe gjykatave për sekuestirmin e pasuive dhe vendosjes së kufizimeve të lirisë“.

Ish-deputeti demokrat u ndaj edhe tek SPAK duke thënë se nga ky institucion pritej më shumë, por me dosjen 184 tregoi se është i kapur nga politika.

“Vetë drejtuesi i SPAK vjen nga një e shkuar që nuk mund të krenohet. Anëtari i SPAK i fotografua me Ulsi Manjen. Kjo tregon se çfarë do të ishte produkti i SPAK-ut. Ndryshe nga të gjitha organet e tjera, anëtarët e SPAK kanë një mbrojtje të madhe. Vështirë ti shkakrosh, kanë mbëshetje të madhe, por kjo po tregon se SPAK nuk është aty ku duhej të ushte.

Prisnim të ishte autonom dhe i pavaruar. Testi ishte dosja 184 që e larguan nga vetja“, vijoi Alibeaj, i cili se qeveria duhet të jetë e para që jep shembullin e luftës ndaj krimit, por kjo e tanishmja bën martesa me krimin para çdo viti elektoral.

Alibeaj theksoi gjithashtu se kjo paketë ka futur edhe konceptin e internimit dhe sekuestrimit të pasurisë. /abcnews.al

Exit mobile version