Alibeaj: SPAK do të bëhet serioz kur të hetojë tenderat që në Lushnje i merr “Hakmarrja për Drejtësi”

Deputeti i zgjedhur I PD, Enkelejd Alibeaj, në njw lidhje të drejtëpërdrejtë me Edicionin e Pasdites në Syri Tv ka folur pwr arrestimet e disa zyrtarwve të bashkisë e Lushnje, ku nën akuzë është edhe kryetari i Bashkisë, Fatos Tushe. Ai e cilwsoi këtë hetim jo serioz sa kohë hetohen tenderat e vegjël.

Alibeaj tha se, SPAK do të bëhet serioz kur të hetojë tenderat që në Lushnjë i merr Hakmarrja për Drejtësi.

Ndërsa Tushe është reklamuar nga Rama si kryetar i suksesshëm bashkie.

“Ka disa mënyra se si mund të vlerësosh disa çështje.

E para është se çfarë lënde ka brenda, për çfarë mase korruptimi bëhet fjalë.

Nga ajo që media thotë bëhet fjalë vetëm për procedura tenderi në dy fshatra të Lushnjës.

Pra nuk më duket nga ato megapricedurat korruptive.

A ka pasur të tjera procedura prokurorimi për të parë SPAK apo ajo?

A është selektive apo jo?

Ka disa mënyra për të parë se si mund të vlerësohet nëse ka me të vërtetë ngjarje serioze hetimore apo ka ndonjë gjë tjetër.

Gjatë fushatës elektorale nga ana jonë janë bërë kallëzime disa herë më të rënda.

Jo vertëm për këtë, por edhe për 6 kryetarë bashkie që i ka PS në qarkun Fier.

Ne nuk kemi ende një njoftim se çfarë ësntë bërë me këto kallëzime zyrtarisht.

Kallëzime të cilat tani janë publike.

Siç është përdorimi i funksionit publik, përdorimi i administratës së bashkisë në funksion të bërjes së votave për Partinë Socialiste, në kundërshtim me ligjin, duke përdorur funksionin publik.

Nëse do kishim një lëvizje reale kundër korrupsionit, do të duhej që të gjithë kryebashkiakët që gjenden në të njëtën situatë, do të duhet të kishin të njëjtin fat.

Nuk më ekzalton fakti që ka arrestime që bëhen me bujë të madhë.

Ajo që është thelbësore, që tregon seriozitet, që i je i pakapur nga pushteti, për prokurorinë, për SPAK-un, quhet sa guxim, sa aftësi do të kenë për ta çuar deri në fund këtë hetim kaq të vogël.

Sa do kenë guxim të marrë në hetim procedurat me vlera të mëdha.

Ne e dimë që në Lushnjë dhe në qytete të tjera si këto, aty ku ka banda.

Në Lushnjë tenderat i merr Hakmarrja për Drejtësi.

Çfarë lidhje ka kryeministri?

Ishte Rama ai që e serviri Tushen si një nga kryebashkiakët më të suksesshëm”, u shpreh Alibeaj.

Exit mobile version