Alibeaj: U provua se PD tha të vërtetën! Ministria e drejtuar prej Olta Xhaçkës bleu ushqimet me dyfishin e çmimit

SPAK merr 3 të pandehur për tenderat në kohë pandemie

Abuzimi i Ministrisë së Mbrojtjes me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë gjatë pandemisë prej sot është i provuar. PD tha të vertetën, siç ka bërë keto 8 vjet në opozitë për çdo aferë të qeverisë së Edi Ramës. Nën drejtimin e Olta Xhaçkës, Ministria e Mbrojtjes bleu ushqimet me dyfishin e çmimit dhe tenderi iu dha pa garë një kompanie kompjuterash në Maqedoni, e lidhur me bashkëshortin e Ministres Xhaçka.

Dokumentimi i vjedhjes me tenderin e ushqimeve gjatë pandemisë vjen pas dokumentimit nga SPAK të një tjetër denoncimi të PD për vjedhjen me tenderat e pajisjeve mjekësore. Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu, i bleu ato me 2, 3 dhe 4fishn e çmimit dhe temderat u shpallën sekretë.

Për fat të keq, SPAK nuk i shkoi deri në fund këtyre çështjeve, duke ngritur akuza vetëm për nëpunës të nivelit të ulët drejtues. SPAK dështoi të ndeshkojë hajdutët e vërtetë, Edi Rama, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, që dolën garant për vjedhjen, u perpoqën të mashtrojnë shqiptaret, si dhe sulmuan dhe shpifën ndaj opozitës që denoncoi skandalin.

Vjedhja me prova në kohën me të veshtirë për shëiptarët provon edhe njëherë se Edi Rama i ka braktisur qytetarët. Koha kur qeveria vjedh njerëzit do të marrë fund në 25 Prill! Është koha për ndryshim!

Artikulli paraprakGazment Bardhi me studentët në Elbasan: Largimi nuk është zgjidhja. Të rinjtë kanë në dorë ndryshimin
Artikulli tjetërBasha publikon videon: Rama në vitin 2013 premtoi rikonstruksionin e Teatrit, por në 2020 e rrafshoi duke e hedhur në tokë