Alibeaj: Zero shans ka me ne që kjo mazhorancë të marrë mandate me sistemin që ata kërkojnë

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se reforma nuk është halli i tyre, por i shqiptarëve.

“Halli nuk është i joni, por i shqiptarëve. Mazhoranca, Gjinuri, Rama janë komod. Me patronazhistët, krimin, financat okulte etj janë komod, por jo shqiptarët. Logjika është e thjeshtë, testi i sinqeritet është kush ka propozuar dhe çfarë ka propozuar. Jeni apo s’jeni për lista të hapura, Shqipëria një zonë, votën e diasporës dhe votimit elektrik. Do të isha i lumtur nëse do të kishte një alternativë tjetër, nuk e kanë.

Sic është bërë reforma zgjedhore historikisht në këtë vend, është bërë mes subjekteve politike. Shijet, interesat, kapërcimet e deputetëve, nuk përcaktojnë se ku duhet të jetë përfaqësimi. Kjo është çështje karrigeje, por për të marrë përgjegjësi. Ndaj, është e qartë për këdo. Çdo kërkesë tjetër, nuk duhet të jetë për t’u puthur e përqafuar Damianin. Kjo nuk është në interes të shqiptarëve”, tha Alibeaj.

Gjithashtu tha se në mbledhje të radhës do të thërrasin dhe agjencitë ligjzbatuese, përfshirë SPAK.

“Në komision do të thërrasim dhe agjencitë ligjzbatuese, duke filluar nga SPAK”.

Alibeaj foli dhe për të drejtën e vetos, duke thënë se mazhoranca ka zero shanse që të marrë mandate me sistemin zgjedhor që kërkon.

“E drejta e vetos është pushteti që mazhoranca të mos marrë ndonjë iniciativë ta bëjë në mënyrë të njëanshme reformën zgjedhore. Zero shans ka me ne që kjo mazhoranca të marrë mandate me sistemin që ata kërkojnë. Me sistemin tonë ua heqim dhe atë primin e fshehtë. S’ka për të ndodhur me mua bashkëkryetar. Nuk i futem asnjë lloj analize, e kam detyrim këtë karrige, jo personale”, tha Alibeaj.

Exit mobile version