Alibia e Ramës për Kajmakun, si betohej deri dje kryeministri: Ai burrë s’ka…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu bind sot kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për t’i hequr mandatin kryetarit të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku. Me 5 vota unanime, KQZ i hoqi mandatin Kajmakut, që fshehu një arrestim të vitit 2003 në Janinë.

Ndërkohë që sot, Rama ia la përgjegjësinë Kajmakut, duke “larë” duart me të, pasi folën institucionet, disa javë më parë, kryeministri mendonte ndryshe. I ftuar tek “Real Story”, Rama nuk ngurronte t’i bënte një alibi publike Kajmakut, duke e prezantuar tek shqiptarët si një burrë që nuk ka paguar njëherë në jetë një gjobë.

“Si është e mundur që një burrë që s’ka paguar një gjobë në jetën e tij, dhe për të nuk verifikohet asgjë, zero, ju e fusni dhe e bëni tra. Ju. Si është e mundur? Dhe dalin pozojnë atje. Krimi-krimi-droga-droga… Kajmaku-kosi-gjiza-gjalpi. Ça janë këta more, ça janë këta? Ku i ndodh kjo? Unë s’kam parë”, tha Rama për Kajmakun, ndërsa sot iu tha pështyma para gazetarëve për të dhënë një përgjigjie lidhur me përgjegjësinë e Partisë Socialiste në këtë kandidim.

rama kajmaku

Exit mobile version