“Alieni”, “Rrufeja”, “Apache” dhe gjestet më të çmendura të viteve të fundit

Metafora e futbollit, objektivi kryesor i lojës dhe thelbi i këtij sporti: goli. Një moment për të cilin jetojnë të gjithë: presidentët e ekipeve, lojtarët dhe tifozët. Të shënosh një gol më shumë se kundërshtari, të fitosh ndeshjet, kampionatet dhe të sigurish, më pas, lavdinë e pavdekshme në faqet e historisë të sportit më popullor në botë. Ky, me pak fjalë, është thelbi i gjithë çështjes.
Kështu, të shënosh, dhe ta bësh në çdo mënyrë të mundshme, është misioni kryesor në futboll. Por, ndonjëherë, goli kthehet në vepër arti, një kombinim perfekt i gjestit teknike, aftësisë fizike dhe dominimit atletik. Nga roveshiatat e Cristiano Ronaldo, te predhat e ish-juventinit Tevez e deri te shpërthimet e Mbappe, këto janë gjestet atletike më të çmendura të viteve të fundit.
“Alieni”
Ka pamje njerëzore, por nuk ka asgjë njerëzore në golat e tij. Emri i tij, për ata që nuk e kanë kuptuar ose jetojnë në një shpellë është Cristiano Ronaldo, “vrasësi” i Juventus në këtë edicion të Champions League. Portugezi, në fakt, falë edhe teknikës së tij dhe përkushtimit në stërvitje ka arritur nivele të paimagjinueshme në aspektin fizi, duke dhuruar gjeste atletike të denja jo vetëm për futbollin, por edhe për disiplina të tjera, si basketbolli apo volejbolli.
E ka treguar këtë me rastin e golit të realizuar kundër Uellsit në Euro 2016, ku ka kërcyer deri në 242 centimetra për të shënuar golin e 1-0, duke treguar të gjithë forcën dhe aftësinë e tij teknike. Kalojnë ditët, muajt dhe vitet, por Cristiano nuk zbehet dhe, si të ishte një Dorian Gray i futbollit, shet shpirtin e tij për gola, trofe, lavdi dhe realizime të jashtëzakonshme.
Realizime si goli i dytë i shënuar kundër bardhezinjve në “Juventus Stadium” me një roveshiatë, një gjest sportiv i mrekullueshëm, i vlerësuar edhe nga populli bardhezi, që është çuar në këmbë dhe ka duartrokitur. Për të mposhtur Buffon dhe mbrojtjen bardhezi, portugezi e ka goditur topin në kuotën e 237 cm, 70 më pak se lartësia e një koshi të basketbollit, por mjaftueshëm për të bërë një zhytje në volejboll, duke parë se rrjeta është në një lartësi 224 cm. Një alien, siç thamë, i quajtur Cristiano Ronaldo.

Rrufeja franceze
Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në planet, ka thënë kohët e fundit se ka dëshirë të provojë veten edhe në futboll dhe është stërvitur për disa ditë me Borussia Dortmund. Por, para një debutimi të tij të mundshëm në futboll, bota e topit mund të presë dhe të “kënaqet” me një sozi të tijën, i aftë, në disa raste, të jetë në një nivel me tetë herë fituesin e medaljes së artë. Po, sepse duke u ndalur vetëm te ky sezon, francezi Mbappe, i transferuar verën e kaluar nga Monaco te Paris Saint-Germain për 180 milionë euro ka çliruar të gjithë forcën e këmbëve të tij duke arritur një shpejtësi të papritur.
4 nëntorin e kaluar, kundër Angers, ai ka rritur të përshkojë 36,34 metra në 3.81 sekonda, duke arritur një shpejtësi mesatare prej 34,34 km.h dhe më pas, një muaj më vonë, kundër Lille, numri 29 ka shkuar shumë afër kohës së regjistruar nga Bolt në garën historike të 100 metrave. Mbappe ka vrapuar me një mesatare prej 36 km/h me top në këmbë (1,5 km/h më pak se xhamajkani) dhe ka arritur kulmin në 44,7 km/h. Me pak fjalë, një rrufe e vërtetë.
Predha e “Apache”
Ndërsa, për sa i takon gjuajtjeve më të forta të realizuara në futboll, predha e fundit ka ardhur tre vite më parë nga Carlos Tevez. Në një ndeshje Juventus-Genoa, argjentinasi ka realizuar në gol të jashtëzakonshëm. Në atë rast, portieri perin nuk mundur të bëjë asgjë ndaj asaj predhe që ka arritur një shpejtësi prej 163 km/h. një ekzekutim i rrallë që i dhuroi “Zonjës së Vjetër” golin e 1-0 dhe që ngjiti argjentinasin në në vendin e tretë të podiumit të 10 gjuajtjeve më të fuqishme të historisë së futbollit, mbrapa Robben (190 km/h) dhe Ronny Heberson (221 km/h).

Exit mobile version