Allardyce: Nuk mund të mos jem i qeshur

Sam Allerdayce u emërua këtë të premte si trajneri i ri i Anglisë, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare me kombëtaren e 3 luanëve. Ish-trajneri i Sunderland sezonin e kaluar dha dhe deklaratën e tij të parë për detyrën e re teksa u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes me Federatën Angleze të Futbollit. “Tani mund vetëm të buzëqesh, pasi ja arrita të bëhem trajner i Anglisë. Marrja e kësaj detyre është diçka madhështore dhe shpresoj që të arrij të përmbush pritshmëritë si të Federatës gjithashtu dhe të tifozëve, duke e bërë Anglinë, një skuadër fituese”, u shpreh Allerdayce.
61-vjeçari do të drejtojë Anglinë në eliminatoret e Botërorit, Rusi 2018. Në karrierën e tij, ai ka drejtuar dhe ekipet e West Ham, Blackburn, Bolton dhe Newcastle, duke patur një përvojë të madhe në Premier League. Ndeshja e tij e parë në krye të kombëtares do të jetë më datë 1 shtator në “Wembley” dhe Federata po punon që të gjejë një kundërshtar, ndërsa 3 ditë më vonë, Anglia do të përballet me Sllovakinë në eliminatoret e Botërorit rus.
Sam Allardyce, ish-tekniku i Sunderland-it firmosi një kontratë 2-vjeçare me përfaqësusen e Tre Luanëve dhe do ta drejtojë Anglinë deri në përfundim të Botërorit Rusi 2018. “Big Sam” siç njihet nga të gjithë merr kështu vendin e lënë bosh nga Roy Hodgson, i cili dha dorëheqjen pas eliminimit nga Islanda në raundin e 1/8-ve të Euro 2016. Lajmi për emërimin e Allardyce si trajneri i ri i kombëtares u konfirmua nga federata angleze e futbollit në faqen zyrtare.
Allardyce arriti të fitonte konkurrencën me Steve Bruce dhe Jurgen Klinsmman të cilët ishin dy emrat e tjerë që ishin përfolur për t’u ulur në stolin e Tre Luanëve. Për ta shkëputur 61-vjeçarin nga detyra si trajner i Sunderland-it, federata angleze e futbollit pagoi një dëmshpërblim të majmë. Në kontratën e firmosur nga Allardyce me drejtuesit e federatës angleze ekziston edhe opsioni i rinovimit për dy vite të tjera pra deri në fund të Europianit 2020, por gjithçka do të varet nga paraqitjet që do të bëjë Anglia në kampionatin e ardhshëm Botëror. Trajneri 61-vjeçar menjëherë pas firmës foli për faqen zyrtare të federatës, teksa deklaroi se për të është një nder të jetë trajneri i ri i kombëtares, duke shtuar do të bëjë gjithçka për të arritur sa më shumë suksese me Anglinë, pasi tifozët e meritojnë diçka të tillë.

Artikulli paraprakRonaldo bind Perez për të mos larguar James
Artikulli tjetërMoyes rikthehet në Premier League, firmos me Sunderland