Allegri: Ja pse refuzova klubin më të mirë në botë

Real Madrid do ta kishte dashur Massimiliano Allegri-n në Spanjë në vend të Zidane, por trajneri nuk ka pranuar dhe ka shpjeguar arsyen e refuzimit.
“I kisha dhënë fjalën presidentit Agnelli se do të qëndroja tek Juventus, që është një skuadër e madhe dhe që mund të vazhdojë të fitojë”, ka thënë Allegri.
“Për këtë arsye ishte e drejtë të refuzoja ofertën e Perez, por duhet ta falënderoj, sepse është një kënaqësi të kërkohesh nga klubi më i mirë në botë”.
Në lidhje me pasardhësin e Buffon dhe se cili do të jetë portieri titullar sezonin e ardhshëm, Allegri ka zbuluar se: “Juventus ka bërë një blerje të madhe me Perin, por titullari është Szczesny”.

Artikulli paraprak“Goldman Sachs” eliminon Messin në çerekfinale, zbulon fituesin e Botërorit
Artikulli tjetërNeymar i sinqertë: Nuk e kam vlerën e 222 milionë eurove