Real Madrid do ta kishte dashur Massimiliano Allegri-n në Spanjë në vend të Zidane, por trajneri nuk ka pranuar dhe ka shpjeguar arsyen e refuzimit.
“I kisha dhënë fjalën presidentit Agnelli se do të qëndroja tek Juventus, që është një skuadër e madhe dhe që mund të vazhdojë të fitojë”, ka thënë Allegri.
“Për këtë arsye ishte e drejtë të refuzoja ofertën e Perez, por duhet ta falënderoj, sepse është një kënaqësi të kërkohesh nga klubi më i mirë në botë”.
Në lidhje me pasardhësin e Buffon dhe se cili do të jetë portieri titullar sezonin e ardhshëm, Allegri ka zbuluar se: “Juventus ka bërë një blerje të madhe me Perin, por titullari është Szczesny”.