Allegri: Rivaliteti ynë me Napolin, sfidë unike në Europë

Pas shtyrjes së ndeshjes Juventus-Atalanta në kampionat, të dyja ekipet do të ballafaqohen në Kupën e Italisë, të mërkurën, ora 17:30. Gjithçka do të fillojë nga rezultati 0-1, i fiksuar në Bergamo, në ndeshjen e parë, me gol të Gonzalo Higuain. Massimiliano Allegri foli si zakonisht para ndeshjeve në një konferencë për shtyp, por duke filluar nga kampionati: “Rivaliteti me Napolin është një sfidë e madhe, unike në Europë në këtë pikë të sezonit. Ne kemi dëshirën për të fituar titullin e shtatë dhe do të përballemi me një ekip që po bën gjëra të mëdha. Katër pikët e disavantazhit nuk më shqetësojnë, është normale, sepse kemi një ndeshje më pak. Kupa e Italisë është një objektiv i rëndësishëm për ne, si për gjithë të tjerët. Nesër, kundër Atalantas, është si një finale. Rezultati i parë pothuajse nuk llogaritet, prandaj kemi nevojë për të shënuar”. Duke folur mbi situatën e lëndimeve, Allegri shtoi: “I vetmi që mund të kujtoj, të paktën për në stol, është Gonzalo Higuain. Edhe Khedira me De Sciglio janë të disponueshëm, si Cuadrado e Bernardeschi. Buffon do të luajë në portë, ndërsa Marchisio ka një shans të mirë për ta filluar si titullar. Nëse Paulo Dybala do të ketë një vend? Nesër, patjetër do të luajë, ose nga fillimi, ose me kalimin e minutave. Ai ka nevojë për të luajtur. Është shumë më mirë dhe ne kemi nevojë për dhuratat e tij”.

Artikulli paraprakBuffon: Itali, grumbullo Balotellin!
Artikulli tjetërLippi: Inter ka probleme psikologjike