Allegri shpjegon pse e la në stol Ronaldon

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka shpjeguar se e kishte njoftuar paraprakisht Cristiano Ronaldos se do ta linte në bankën e rezervistëve në ndeshjen hapëse të bardhezinjve kundër Udineses të dielën.

Juventusi e çoi dëm një epërsi prej dy golave në Dacia Arena të dielën pasdite, duke e lejuar Udinesen t’ia nxjerrë një pikë me një barazim 2:2.

Kjo ishte ndeshja e parë e Allegrit në stolin e Juves që prej kthimit të tij këtë verë dhe italiani beson se ky barazim duhet të shërbejë si mësim për lojtarët e tij.

“Në bëmë ndeshje të mirë. Fatkeqësisht, kështu e ka futbolli. Duhej të kishim luajtur më mirë në pjesën e dytë, por nuk ishim në gjendje t’i kontrollonim rastet e papritura. Kjo duhet të na shërbejë si mësim”, tha Allegri për DAZN.

Ronaldo e nisi ndeshjen nga stoli dhe u fut në lojë në pjesën e dytë për të shënuar një gol në kohën shtesë, i cili iu anulua për pozitë jashtë loje.

Pati thashetheme se Ronaldo u la në stol për shkak se dëshiron të largohet nga Juventusi, por Allegri nuk deshi të përfshihet në bisedime të tilla.

“Ronaldo po ndihet mirë. M’u desh të bisedoja më të para ndeshjes, për t’i treguar se ndeshjen do ta niste nga banka rezervë. Ai ishte në dispozicion dhe luajti mirë kur u fut në lojë”, shpjegoi Allegri.

Exit mobile version