Alma Arrazi u vetëflijua? Eni Çobani ngre dyshime: Kjo nuk është logjikë tek e cila mund të mbështetemi! Nevila Nika: Ka shumë dritë hije

Avokatja dhe juristja Eni Çobani ka ngritur dyshimet se nëna bashkë me tre fëmijët të jetë mbytur. Ajo thotë se kjo nuk është një logjike tek e cila mund të mbështetemi.

“A ka pasur njerëz në urë?! Ne po shohim që mjetet janë duke lëvizur, zona është plot dhe si është e mundur që kjo grua qënka ulur në këmbën e një ure dhe është mbytur? Kjo nuk është logjike tek e cila mund të mbështetemi. Megjithatë ne duhet të presim”, tha Çobani ne Open ne News24.

Nga ana tjetër edhe historiania Nevila Nika shprehet se ka shumë dritë hije në këtë ngjarje kaq të rëndë.

“Është vërtet që ka shumë dritë hije. Unë e para pyeta se në cilin drejtim po ikën e ndjera? Dritë hije ka shumë, të japësh gjykimin përfundimtar u vetëflijua dhe mori fëmijët me vete, është paksa e çuditshme. Por ne nuk flasim dot u vetëflijuar apo e flijuan të tjerë. Është një çështje e hapur”, u shpreh Nevila Nika.

Artikulli paraprakMerita Bakiu reagon për protestën në zonën e Urës së Lumithit: Banorët meritojnë zgjidhje dhe duhet të dëmshpërblehen
Artikulli tjetërGjeorgjia miratoi “ligjin e Rusisë”, SHBA e paralajmëron: Mos u bëj kundërshtare e Perëndimit, kjo mund të jetë një…