Aloe vera, bima që bën mrekulli për lëkurën

Zgjidhja për lëkurën e thatë dhe flokët gjatë verës, djegiet dhe alergjitë nga dielli, metabolizmi i çrregullt në udhëtime dhe vështirësi të tjera të ndryshme, shumica zgjidhjen e kanë gjetur në aloe verën e famshme – zambaku i shkretëtirës.
Aloe vera është e pasur me materie ushqyese,që gjenden në fletët e tulta dhe në kërcellin e trashë që i thith të gjitha materiet nga ambienti.
Pikërisht për shkak të tendencës së thithjes, është me rëndësi të zgjedhim aloe verën e kultivuar organikisht, sepse kultivimi konvencional përmban pesticide, kimikate dhe plehra artificiale.
Duke shfrytëzuar ekskluzivisht aloe verën organike, i shmangemi kurthit të marrjes së pesticideve, konservanseve dhe herbicideve, OMGJ-së dhe përbërësve artificialë, që i dëmtojnë organet e brendshme dhe prishin ekuilibrin në organizëm.
Sipas hulumtimeve dhe këshillave të ekspertëve, aloe verën mund ta përdorni në shumë mënyra. Po i veçojmë katër veprime fantastike të saj:

1. Shërimi i djegieve dhe i irritimit të lëkurës
Aloe vera do të nxisë dhe përshpejtojë shërimin e djegieve të lëkurës të shkaktuara nga dielli, proceset inflamatore dhe irritimet (siç janë qimet e rritura pas depilimit dhe alergjia ndaj diellit dhe produkteve kozmetike).
Kur e lyeni lëkurën, do të krijojë shtresë mbrojtëse e cila zvogëlon mundësinë e tharjes dhe të dëmtimit.
2. Kurimi i lëkurës së kokës dhe hidratimi i flokëve
Pas ekspozimit në diellin veror dhe ndaj kripës së detit që dinë të thajnë lëkurën e kokës dhe të dëmtojnë flokët, aloe vera do të kurojë nga maja e kokës deri te majat e flokëve.
Bëni masazh kokës me xhel aloe vere ose lëreni të qëndrojë si maskë në flokë për efekt të përtëritjes së qimeve dhe vëllimit.
3. Buzëqeshje e kthjellët
Shpëlarja e gavrës së veshit me lëng aloe vera do të reduktojë proceset inflamatore të mishit të dhëmbëve dhe do të ruajë higjienën dentale duke eliminuar kariesin.
Nëse dëshironi të keni buzëqeshje shkëlqyese gjithë verës, aloe vera do t’ju ndihmojë në këtë sfidë.
4. Mbrojtje nga infeksionet dhe pickimet e insekteve
Antioksidantët e fuqishëm (polifenolet) në aloe verën organike do t’i ndalin shtresat e ndryshme të baktereve, do t’i eliminojë kërpudhat dhe do të veprojë kundër viruseve. Mund ta përdorni si ndihmë të parë kundër sëmundjeve kërpudhore të lëkurës dhe thonjve dhe infeksioneve vagjinale të cilat janë rezultat e shpeshtë i kohës së kaluar në pishina dhe plazhe.
Lyerja e xhelit në vendet e pickimit të insekteve (posaçërisht të mushkonjave), do të zbusë të kruarit dhe inflamacionin e lëkurës.

Exit mobile version