Altin Cankaj, kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Berat, sjell një mesazh të fortë nga terreni: “Këtë herë përgjegjësia është shumë më e madhe”. Ai denoncon realitetin e trishtë në Poliçan, që është kthyer në një qytezë fantazmë, në Vertop ku investimet janë zero dhe në Terpanin e dikurshëm me 14 fshatra, që sot ka mbetur me disa qindra banorë.
Në Dimal, mungesa e investimeve, shërbimeve bazë dhe mbështetjes për bujqësinë, kanë shuar çdo shpresë për të rinjtë. “Largimi është kthyer në zgjidhjen e vetme”, thotë Cankaj.
Por kjo situatë nuk është e pashmangshme. Me programin e Koalicionit Euroatlantik për zhvillim ekonomik dhe mbështetje për familjen dhe të rinjtë, Altin Cankaj fton qytetarët të mos dorëzohen, por të besojnë se Shqipëria mund të jetë ndryshe.
Postimi i plotë:
Të dashur miqët e mi . Ata që më njohin e dinë fare ‘mirë që nuk është hera e par që shkoj për të kërkuar besimin e tyre . Këte her përgjegjësia eshte shume here me e madhe , gjatë javës qe shkoj pata mundësi të takoj shumë prej jush , akoma me shumë do të takoj ne ditët ne vijim .
Poliçani eshte kthyer në nje qytez fantazem, ku në rrugë mund te shohësh vetëm te moshuar , njësia Vertop si njesia me e madhe e kësaj Bashkie tashme prej dekadash e harruar dhe me zero investime , ku largimi eshte e vetmja shpres .
Njesia e Terpanit me 14 fshatra tashme nuk ekziston , e katandisur ne disa qindra banor .
Gjatë takimeve ne disa fshatra te Bashkis Dimal ,
kryefjala ishte mungënga e investimeve , mungesa e shërbimeve baz , zero mbështetje për bujqësinë , zero shpres per te rinjtë .
Me programin tonë ekonomik . me mbështetjen per Familjen dhe te Rinjët do ti japim energjinë e duhur Beratit
#DemokratetEuroAtlantik
#Numri4
#AltinCankaj