Altin Dumani: Në fund të muajit SPAK merr kompetencat e Komisionerit Publik në KPA! Zbatuam ligjin Anti-Mafia për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka deklaruar gjatë një aktiviteti nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, së në fund të muajit dhjetor, SPAK merr kompetencat e Komisionerit Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

 

“SPAK ka patur raste ku ka aplikuar ligjin Anti-Mafia për subjektet e shkarkuar nga detyra, përfshi gjyqtarë e prokurorë”, theksoi ai, ndërsa shtoi se materialet në procesin administrativ të Vetingut janë përdorur si indicie për të gjetur provat në hetimin penal.

Kreu i SPAK u shpreh i hapur për bashkëpunim me shoqërinë civile, ku tha se analizat e tyre i shërbejnë institucionit për përmirësimin e performancës.

Dumani: Shoqëria Civile është e ftuar të bashkëpunoje me SPAK për tematika të caktuara. Këto analiza i shërbejnë institucionit tonë për përmirësimin e performancës. Jemi të hapur për bashkëpunime të tilla. 

Në fund të muajit dhjetor drejtuesi i SPAK merr kompetencat e komisionerit publik në KPA. SPAK ka patur raste ku ka aplikuar ligjin antimafia për subjektet e shkarkuar nga detyra (përfshi gjyqtarë e prokurorë). 

Materialet ne procesin administrativ të Vetingut i kemi përdorur si indicie për të gjetur provat në hetimin penal. Rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mire për të gjetur prova tek subjektet e shkarkuar nga Vetingu.

Artikulli paraprak“S’kemi qenë të verbër nga organet e vettingut”- Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani: Shqetësimi ynë s’janë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar, por ata të konfirmuar në detyrë
Artikulli tjetërOperacion blic në Elbasan, raportohet për disa persona të arrestuar! Kontrolle në banesat e personave të lidhur me krimin dhe në biznese