Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, ku ka prezantuar punën e institucionit që drejton.
Ambasada gjermane në Tiranë, tha se mbështesin luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Europe House. SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi ⚖️ dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.???? Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim më tej punën e tij”, thuhet në reagim.