Nga Azgan Haklaj
Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme Altin Dumani sipas detyrimit kushtetues me korrektesinë e një zyrtari të shtetit dhe me gjakftohtesinë që ia imponon profesioni dhe posti u paraqit përpara ligjvënësve shqiptarë me një raport lidhur me aktivitetin e institucionit që drejton.
Si në shumë raste salla e Kuvendit të Shqiperisë u kthye në skenë teatri absurd deri në tejsakajet ku përafron me një skenë krimi ordiner.
Rreth kësaj dite që foli shumë dhe la shije te helmët tek ata që e ndoqën u përfol shumë sipas llogoreve politike apo dhe ujdive politiko-mediatike.
Nga çatia e foltores u cilësua si trumf i opozitarizmit ndaj “drejtesisë me regji” , ndërsa te mazhoranca u etiketua si “mbrojtje dinjitoze” e krijesës që sipas tyre është e tyre me emrin SPAK.
Në fakt kush e lexon me gjakfohtësi e paanësi atë ditë parlamentare realiteti është kryekëput i ndryshëm.
Nëse do të jepja një definicion paraprak pa u thelluar në analizë e deduksion ajo është dita që kompromenton shumë rëndë si asnjëherë përpara drejtësisë dhe njerëzisë si pozitën servile po aq dhe pseudo opzitën “luftarake”. Po le të ndalemi në disa detaje që flasin vetë e komentet veçse janë teprime.
-Mungesa e Edi Ramës, Lindita Nikollës dhe e disa prej qeveritarëve më të rëndosishëm ishte domethënëse kur kemi parasysh që SPAK dhe veprimtaria e tij sot janë fokusi i shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve
-Drejtimi i seancës nga Ermonela Felaj po ashtu kishte domethënien e vet kur dihet botërisht se klani i saj i afërm familjar ka uzurpuar vendet kyçe në organin e akuzës.
Ligjërimi plot presione me nënkuptim i “babait” të Reformës në Drejtësi ndaj drejtuesit të SPAK-ut ishin akt tjetër i regjisë së parlamento-komedisë.
Në këto kushte si përmes kasandrave e shigjetave të helmatisur që vërshonin djathtas-majtas referoi me gjakfohtësi Altin Dumani. Eshteë e çudutshme që ndonëse nga juristë në profesion 99%e pyetjeve ndaj tij jo vetëm ishin të zhveshura nga profesionalizmi e konteksti por tejembanë ishin provokative me brendi mediokre.
Por Dumani qëndroi stoik.
Regjia e “nion gratës” së çatisë dhe ortakut të tij të ujdisë kishin parashikuar që
këtyre provokimeve e kërcënimeve të paprincip Kryekrokurori i SPAK-ut të kundërpërgjigjej deri dhe me braktisje të sallës ku lepujt ishin bërë çakej dhe turreshin si të uritur.
Dhe në këtë rast që në fakt e meritonte ajo ditë menjëherë megafonët e çatisë e mediat e ortakut të ujdisë do e akuzonin Dumanin dhe institucionin që drejton jo vetëm për shpërfillje të parlamentit por deri në “grusht shteti”apo siç e kanë quajtur “Republikë prokurorësh”.
Por qetësia dhe karakteri i fortë dhe i prerë i prokurorit bënë që skema bipartizane të dështonte.
Prokurori u kujdes të mos jepte konsiderata politike por mjaftoi një konstatim shifror për kriminelët e amnistuar të akuzuar e dënuar nga prokuroria dhe gjykatat e posaçme që ti çirrej maska ujdisë konsiprative klandestine mes aktorëve të trekëndëshit të Bermudës. Mediat që akoma majmen me paratë e inceneratoreve, të 5D-ve, 3 D-ve apo të lejeve për kulla trumbetuan se Dumani u “djersit ndonëse sallla e kuvendit ishte e kondicionuar”.
Në fakt ky nuk është realitet por deshirë e përfshirë në një skenar që dështoi.
Ajo që konstatova un’ dhe shumica e shqiptarëve është guximi, profesionalizmi dhe stoicizmi i prokurorit Dumani, natyrisht duke pasur pas suportin më të fuqishëm dhe të patundur euro -atlantik, suport i cili kurrë nuk është kamufluar dhe fshehur biles dita ditës po bëhet akoma më prezent dhe i zëshëm! I vetmi emocion profesional e njerëzor ë mund të ketë ndjerë Dumani në ato orë debatesh është fakti se shikonte përpsrs tij subjektet-kontigjent të dorës së parë.
Kur dëgjonte e shikonte lemërinë e të lemeriturve ndoshta atij i rishfaqeshin dosjet-mal me bemat e tyre kriminalo-korruktive që presin të hapen e përpunohe.
Ndaj asnjë moment nuk kishte stonim as human e as profesional të prokurorit Ai u kthye i qetë në zyrën e tij duke pasur përpara shumicën e atyre qe takoi në Parlament, me të vetmin ndryshim që mungonin fizikisht por veprimtaria e fytyra reale korruptive e tyre është e “pikturuar” saktësisht në dosje.